Akuzat e Palokës: Emërimet e fundit, njerëz pa përvojë e pa dinjitet

Postuar në 04 Tetor, 2013 03:59

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, akuzon maxhorancën për emërime pa asnjë kriter profesional në disa prej drejtorive kyçe. Gjatë një interviste në News 24, Paloka tha se emërimet e ditëve të fundit janë bërë pa procedurat e duhura.

“Nuk thotë njeri që të mos bëhen lëvizje, do të ishte absurde ta kërkonim diçka të tillë. Ne po flasim për ndryshime pa asnjë lloj procedure, vetëm me një qëllim që të kapen vendet kyçe nga njerëzit e Ramës dhe Koço Kokëdhimës, siç ndodhi me Albpetrolin. Janë vënë njerëz pa asnjë kriter profesional, pa dinjitet, në mënyrë që të kontrollohen lehtësisht”, tha ai.

Paloka foli edhe për ndryshimet e pritshme në nivelet e tjera të administratës, e cila sipas tij ndodhet “nën presion gestapoje”.

“Kemi vite që flasim për stabilitet në administratë. PS hoqi edhe pastrueset nga puna në 97-n. Tashmë njerëzve nëpër zyra u shkohet si gestapo, po u bëhet presion për t’u larguar. Për fat të mirë edhe socialistëve që mbajtëm ne në punë, po u bëhet e njëjta gjë”, tha ai.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.