PD-Ramës: Trego sa do e paguash konsulentin më të shtrenjtë në botë, Tony Blair

Postuar në 04 Tetor, 2013 07:59

Partia Demokratike i ka kërkuar kryeministrit Rama të bëjë transparencë para shqiptarëve se sa dhe si do ta paguajë konsulentin e qeverisë së tij, ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, deputeti Aldo Bumçi e akuzoi Ramën se gënjeu kur tha se Tony Blair do bëjë konsulencë falas për qeverinë, kur sipas Bumçit vetë Blair, një nga konsulentët më të shtrenjtë në botë, tha se do të paguhet nga donatorë ndërkombëtarë.

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por në rastin e z.Rama, gënjeshtra nuk zgjat më shumë se disa orë. Kryeministri Rama tha dje në drekë se Tony Blair do të punojë vullnetarisht për qeverinë shqiptare. Toni Blair tha në darkë se ai do të paguhet nga donatorë…

Z.Rama e di shumë mirë, se konsulenti më i kushtueshëm i botës, z.Blair, çarteri i të cilit kushton jo më pak se 7 mijë euro në orë, nuk mund të ofrojë shërbim falas për kryeministrin dhe qeverinë shqiptare…

Pyetja që mbetet është: sa dhe si do ta paguajë z.Rama konsulentin e tij?” deklaroi Bumçi.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.