Arkiv-Lajme të përditësuara
Veliaj: Basha mori SHQUP, kalb banesat sociale dhe nuk strehon romët
“Rilindja e Romëve”, kështu nis siparin emisioni më i ri në “News 24″, “Njerëz në fokus”, i moderuar nga Ola Bruko. I ftuar në studio, ministri i Mirqënies dhe Punës Sociale, Erion Veliaj.
Skandali i Ministrisë së Punës për reklamat e Sandrit. Ja si i merrte ato!
Prokuroria ka shpallur masën ‘arrest me burg’ për katër zyrtarë të Ministrisë së Punës, lidhur me shpërdorimet që kanë të bëjnë me evente dhe reklama të paguara nga kjo ministri.
Kleves Bitro, drejtori i Kabinetit të zotit Ksera, thotë se po bëhen kokë turku pasi kanë firmosur ato që u kanë dhënë.
Gazeta TemA ka botuar dy vjet më parë mënyrën se si Frangaj i merrte reklamat në këtë ministri.
Durrës, qëllohet polici i burgjeve
Një polic burgjesh është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij gjatë orëve të para të ditës së martë në Durrës.
Polici, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht gjendet në reanimacion.
Zaganjori: Ndëshkim gjyqtarëve të korruptuar
Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tha sot se janë një pakicë gjyqtarësh të korruptuar të cilat duhet të zbulohen dhe të ndëshkohen.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke folur për korrupsionin si një nga problemet më madhore në sistemin e drejtësisë, Zaganjori tha se shumica e gjyqtarëve janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi, por ka një pakicë që e prish këtë raport, ata duhet të zbulohen dhe ndëshkohen.
Kushtuetuesja, Presidenti takon nesër krerët e grupeve parlamentare
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pritet që ditën e sotme të zhvillojë takime me krerët e grupeve parlamentare për konsultimet e nevojshme për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga Presidenca, Nishani do të takojë sot në orën 10:00 kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçin. Pas 45 minutash, Presidenti Nishani do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Palokën.
Dorëhiqet nga Ministria e Jashtme Ilda Zhulali (bashkëshortja e Bumçit)
Ilda, gruaja e Aldo Bumçit ka bërë një letër lamtumire për zyrën e saj, pasi ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Jashtme, në të cilën është punësuar në kohën e socialistëve më 2001-in.
Thotë se është krenare pasi i ka dhënë Shqipërisë vizat dhe Kosovës pavarësinë. Dhe shpreson të rikthehet shpejt aty ku ka qenë kur Aldo të vijë në pushtet.
Pogradec, arrestohet nënkomisari i policisë, mori para për të mbyllur një çështje
Një nënkomisar i policisë së Pogradecit është vënë në pranga pasditen e sotme me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion.
Agustin Cinari, me detyrë specialist i hetimit dhe parandalimit të krimit në Komisariatin e Pogradecit është kapur në flagrancë teksa merrte ryshfet, në sajë të një operacioni të organizuar nga SHKB.
Cinari i kishte kërkuar lekë një personi, duke i premtuar se do t’i mbyllte një çështje që ai kishte të hapur, por është prangosur nga SHKB pikërisht në momentin e shkëmbit të parave.
Naço: Gjyqtarët, vlerësim të përvitshëm
“Duke parë se KLD ende i referohet për vlerësim performancës së gjyqtarëve në vitet 2005-2006, unë do të kërkoj që të bëhet një vlerësim i përvitshëm i gjyqtarëve dhe të mos promovohen në karrierë pa iu referuar performancës së tyre më të fundit”.
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i është përgjigjur në këtë mënyrë deklaratave të presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe nënkryetarit të KLD-së Elvis Çefa, të cilët vlerësonin KLD-në si një organizëm që ka rritur standardet.
Shfuqizohen vendimet e Berishës për 5 HEC-e
TIRANE- Shfuqizohen vendimet e mëparshme të qeverisë për miratimin e bonuseve për 5 HEC-e dhe anulohen procedurat e koncesionit për tre prej tyre. Lajmin e ka bere me dije Ministria e Energjisë dhe Industrisë, duke sqaruar se vendimi eshte marre nga Qeveria, pas propozimit te ministrit Damian Gjiknuri.
Sipas ministrise, “Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimet e mëparshme të Këshillit të Ministrave për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese për dhënien me koncesion të 5 hidrocentraleve”.
Vendimet
Integrimi në BE, Obama letër Berishës: Opozita të jetë aktive në Parlament
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një letër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Në këtë letër Obama i thekson edhe njëherë rolin që ka opozita në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin e Evropian.
Obama thotë së Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar.