Integrimi në BE, Obama letër Berishës: Opozita të jetë aktive në Parlament

Postuar në 07 Tetor, 2013 07:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një letër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Në këtë letër Obama i thekson edhe njëherë rolin që ka opozita në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin e Evropian.

Obama thotë së Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar.

Por kohët e fundit opozita nuk ka qenë aktive në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin nga qeveria e re. Edhe ditën e sotme deputetët e opozitës nuk janë paraqitur sot në asnjë nga mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Letra

I dashur Dr. Berisha,

Ka qenë nder dhe kënaqësi që kam punuar me Ju gjatë mandatit tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne gëzojmë një partneritet të fortë në shumë fusha. Si kryeministër, ju keni ndihmuar në thellimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.

Unë dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj ndaj përpjekjeve tona në Afganistan dhe Siri si dhe për punën tuaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Do të doja gjithashtu të rikonfirmoj mirënjohjen time për bashkëpunimin e qeverise suaj në lehtësimin e transferimit të të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve te Hurriya Kamp. Këto janë çështje të rëndësishme dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Shqipërisë.

Ndërsa ju kaloni në rolin tuaj si një anëtar i rëndësishëm i opozitës, unë e di se ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në procesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar.

Me lejoni t’ju bëj urimet e mia më të mira për sukses të madh dhe lumturi në të gjitha përpjekjet tuaja në të ardhmen.

Sinqerisht,

Barack Obama.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.