Pogradec, arrestohet nënkomisari i policisë, mori para për të mbyllur një çështje

Postuar në 07 Tetor, 2013 15:14

Një nënkomisar i policisë së Pogradecit është vënë në pranga pasditen e sotme me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion.

Agustin Cinari, me detyrë specialist i hetimit dhe parandalimit të krimit në Komisariatin e Pogradecit është kapur në flagrancë teksa merrte ryshfet, në sajë të një operacioni të organizuar nga SHKB.

Cinari i kishte kërkuar lekë një personi, duke i premtuar se do t’i mbyllte një çështje që ai kishte të hapur, por është prangosur nga SHKB pikërisht në momentin e shkëmbit të parave.

Materialet lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.