Arkiv-Lajme të përditësuara
Xhamia e Tiranës’, Berisha: Rama futi duart e mafies në shtëpinë e Perëndisë
Anulimi i lejes komplekse për ndërtimin Xhamisë nga Rama u bë vetëm e vetëm bazuar në urrejtjen e tij ndaj kundërshtarit politik, motivi më i fuqishëm që udhëheq të gjithë qenien dhe veprimtarinë e tij.
Kështu shprehet ish-kryeministri, Sali Berisha nëpërmjet një mesazhi të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndërsa shton se leja e dhënë nga KKT për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë ka qenë plotësisht e ligjshme.
Raporti final për 23 qershorin
OSBE-ODIHR prezantoi këtë të enjte raportin përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit.
Ndërsa vlerësoi zgjedhjet si të konkurrueshme dhe të lira, raporti përfundimtar evidentoi një sërë problemesh serioze, midis të cilëve mosfunksionimin e duhur të KQZ-së, presionin mbi administratë apo mosarritjen e cakut ligjor prej 30% të femrave në listat e deputetëve prej tre partive kryesore të vendit, PS, LSI dhe PD.“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin kompetitive dhe me pjesëmarrje aktive”, ishte përcaktimi i OSBE-ODIHR për votimet.
Digjen automjetet e rektorit të Vlorës
VLORE- Digjen dy automjetet e rektorit te universitetit te Vlores, Qarri.
Sipas te dhenave te para mesohet se mengjesin e sotem jane gjetur te djegut automjeti personal dhe ai i institucionit te Universitetit “Ismail Qemali”.
Policia ka marre te gjitha provat e nevojshme ne vendin e ngjarjes, ku mberriti pas denoncimit te bere.
Sokol Olldashi: Policia u mbush me tepelenas
Ish- ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, thotë se drejtori i ri i Policisë së Shtetit është emëruar në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit.
Olldashi tha se Artan Didi nuk plotëson tre kriteret kryesore për të qenë drejtues i Policisë së Shtetit.
Olldashi tha se ai nuk ka shkollimin e duhur, gradën e nevojshme dhe eksperiencën në vite pune.
Duke folur për ABC News, Olldashi shkoi më tej kur tha se policia tani po mbushet me tepelenas.
Ai rreshtoi disa emra nga Tepelena, që janë emëruar në detyra të larta në polici, me në krye Didin.
Mblidhet Kuvendi, opozita vazhdon bojkotin
Kuvendi sapo ka nisur punimet e seancës plenare të radhës me shqyrtimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Opozita ka bojkotuar këtë seancë në vazhdim të qëndrimit të saj protestues për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për Nëpunësin Civil nga ana e mazhorancës. Akti normativ i qeverisë për shtyrjen me 6 muaj të zbatimit të ligjit “Për nëpunësin civil” nuk do të diskutohet sot në seancë, megjithëse ka marrë miratimin në komisionet përkatëse.
Qeveria zgjedh Deloitte&Touche për auditimin e borxhit
Kompania ka afat deri më 30 nëntor dhe do të paguhet 85 mijë euro
Kompania - Deloitte&Touche është kompani e njohur për publikun shqiptar, pasi ajo ka qenë kompania e kontraktuar nga qeveria Nano në vitin 1997 për të kryer auditimin e financave të firmave piramidale.
Synimi - Qeveria kërkon të bëjë një auditim nga kompani të mëdha të auditimit dhe që shpresojnë të sjellë pasqyrën reale të ekonomisë sonë dhe të raporteve të shtetit me paranë publike dhe me atë private
Betohet drejtori i Policisë
Artan Didi do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Herët në mëngjesin e të enjtes ai ka bërë betimin përpara trupës policore.
Ish-drejtori i Përgjithshëm Burgaj ja dorezoi atij flamurin e Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshem tha se jo vetem Drejtori i Pergjithshem, por të gjithe strukturat e policise do te kene mbeshtetjen e tij dhe te qeverise.
Top Channel
Parkut Logjistik i Tiranës, Basha dhe Peleshi mbyllin fazën e parë të punimeve
Ka përfunduar spot faza e parë e punimeve në Parkun Logjistik të Tiranës, i cili pritet të hapë mijëra vende pune.
Bashkim Dedja në krye të Gjykatës Kushtetuese
Bashkim Dedja rikonfirmohet në krye të Gjykatës Kushtetuese. Pas konsultimeve me krerët e grupeve parlamentare, kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Bashkim Dedes në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Vendimet, Arben Isaraj zv/ministër i Drejtësisë, Dervishi prefekt në Vlorë
Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme kabinetin e tij qeveritar. Mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave nisi në orën 18:00, ndërsa u zyrtrarizuan lëvizjet në Policinë e Shtetit.
Vendimet:
Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave në të cilën u morën këto vendime:
1- Krijimi i Task-Forcës për marrjen e masave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit.