Sokol Olldashi: Policia u mbush me tepelenas

Postuar në 10 Tetor, 2013 05:07

Ish- ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, thotë se drejtori i ri i Policisë së Shtetit është emëruar në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit.

Olldashi tha se Artan Didi nuk plotëson tre kriteret kryesore për të qenë drejtues i Policisë së Shtetit.

Olldashi tha se ai nuk ka shkollimin e duhur, gradën e nevojshme dhe eksperiencën në vite pune.

Duke folur për ABC News, Olldashi shkoi më tej kur tha se policia tani po mbushet me tepelenas.

Ai rreshtoi disa emra nga Tepelena, që janë emëruar në detyra të larta në polici, me në krye Didin.

Ndërkohë, në polici është rikthyer edhe Niko Brahimaj, polici që shoqëroi rreth 13 vjet më parë Sali Berishën, në atë kohë lider i opozitës.

Shoqërimi i Berishës u bë një natë pasi ishte djegur komisariati i Tropojës.

Në vitin 2005, pak muaj pas ndryshimit të pushtetit, Niko Brahimaj u transferua në Policinë e Tropojës.

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.