Arkiv-Lajme të përditësuara

Zgjedhjet lokale në Korçë, PS hap fushatën

Postuar në 12 Tetor, 2013 14:09

Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën elektorale në Korçë për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në 3 nëntor.

Në ceremoninë e prezantimit të kandidatit për bashkinë e Korcës Sotiraq Filo ka qënë i pranishëm dhe zv/kryeministri i vendit Niko Peleshi i cili mbante pozicionin e kryebashkiaku deri rreth një muaj më parë, ndërkohë që pjesë e kësaj ceremonie ishin dhe deputetë të ketij qarkut.

Kandidati i kësaj force politike Sotiraq Filo ka shpalosur programin e tij duke vecuar një sërë projektesh të rëndësishme në infrastrukturë.

Thirrje opozitës për “Nëpunësin”, Rama-Bashës: Dialog me kushte nuk ka

Postuar në 12 Tetor, 2013 14:08

Një ditë pas apelit të lëshuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim për një takim mes kryetarit të opozitës, Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit ka hedhur hapin e parë për gjetjen e një zgjidhjeje politike për çështjen e aktit normativ për ligjin e nëpunësit civil . Përmes një letre të hapur, Rama ka ftuar në bisedime kryetarët e katër partive opozitare me qëllim gjetjen e një rrugëzgjidhjeje.

Shkëlqim Cani: Ata që kanë shkelur ligjin, do të përgjigjen

Postuar në 12 Tetor, 2013 13:53

Shkëlqim Cani, ministri i Financave, deklaroi për Zërin e Amerikës se “punonjësit e administratës së tatim-taksave dhe doganave që do të rezultojnë se kanë shkelur ligjin, do t’i përgjigjen ligjit”. “Në tetë vite rresht, nuk ka qenë opozita që ka kritikuar tatim-taksat dhe doganat. Kanë qenë institucione ndëkombëtare që kanë bërë vlerësime të ndryshme në publik për perceptimin e tyre për këto institucione. Ka qenë biznesi i cili i ka quajtur marrëdhëniet me tatim-taksat, me institucionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave dhe të doganave, marrëdhënie thuajse brutale kundër tyre.

Tërmet 6.3 ballë në brigjet e Kretës

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:18

KRETE- Një tërmet i fuqishëm goditur Greqinë rreth orës 16:11 të ditës së sotme.

Ende nuk ka të dhëna të qarta, por mediat vendase njoftojnë se tërmeti e ka patur epiqendrën në Kretë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë.

Tërmeti ka qenë 6.3 ballë i shkallës Rihter. Megjithatë ende informacionet janë kontradiktore, pasi Instituti Sizmiologjik Europian dhë një vlerësim prej 5.6 ballës, ndërsa vlerësimi fillestar ishte 6 ballë i shkallës Rihter.

Franca letër Tahirit: Në Shqipëri po vjen një terroriste

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:13

Një letër, dërguar kreut të dikasterit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga Parisi fton qeverinë shqiptare të bëjë kujdes për hyrjen në vend të kriminelëve e terroristëve, që mund të infiltrohen në grupet, e pranuara nga qeveria shqiptare, të Organizata e Muxhahidinëve të Popullit të Iranit. Disa prej tyre, madje, sipas kësaj letre, tashmë ndodhen në Shqipëri dhe të tjerë po përgatiten të hyjnë. Ajo është nënshkruar nga Faryad Azadi, në emër të organizatës në fjalë.

Disidenca

Topi: E djathta shqiptare është e përçarë nga “Kali i Trojës”

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:12

Sali Berisha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike. Megjithatë, ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk sheh arsye që FRD të bashkëpunojë me PD-në. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, kryetari i FRD-së jep një prej arsyeve: “…Ekzistojnë mjaft episode që Sali Berisha ka shkelur, madje ka kaluar vijën e kuqe në marrëdhëniet personale dhe për këtë është koshient gjithë opinioni publik. Në politikë nuk merrem me peshën dhe rëndësinë që kanë padyshim marrëdhëniet kur cenohet jeta personale apo familjare. I gjithë argumenti është politik, se e konsideroj politikën mision publik.

Ftesa e Ramës për bisedime, Basha: Tërhiq më parë aktin normativ

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:09

Pas orë pas apelit të kryeministrit Edi Rama drejtuar krerëve të partive politike opozitare, ka ardhur reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, Basha ka vendosur si kusht për uljen në tavolinë, tërheqjen e aktit normativ.

Ashpërsohen tonet Qeveri-KLD

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:08

Pas toneve aspak të qeta që karakterizuan mbledhjen e KLD-së ditën e premte, Këshilli i Lartë i Drejtësisë lëshon një tjetër sinjal, kësaj radhe me deklaratë për mediat, në të cilen duket se marrëdhëniet me anëtarin e ekzekutivit Nasip Naço ka premisa të jenë nën tension edhe në vijim.

Ikonat, Policia: Dorëzuam 1077 objekte. Kumbaro: Kemi 477

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:29

TIRANE- Është 477 numri i veprave të artit të strehuara në Galerinë Kombëtare të Arteve nga ana e Policisë së Shtetit dy ditë më parë, menjëherë pas operacionit “IKONA”.

Kryeministri, vizitë në Vlorë

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:26

Mësohet se Kryeministri i vendit Edi Rama ka vendosur të shkëputet nga angazhimet e tij si kryetar i qeverisë këtë të shtunë. Ai do të qëndrojë në Vlorë, ku fillimisht mësohet se do ti drejtohet zyrës së tij të deputetit ku do njihet me ankesat e qytetarëve, të cilat janë depozituar gjatë kësaj kohe. Dhe pse nuk ka një axhendë publike rreth kësaj vizite, Kryeministri Rama pritet të ketë edhe takime të tjera në qytetin jugor.

Dita

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara