Arkiv-Lajme të përditësuara

Harito- opozitës: Dialog pa kushte, ose do përdorim forcën e kartonave

Postuar në 14 Tetor, 2013 08:55

Mazhoranca qeverisëse i ktheu sot përgjigje letrës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha duke i bërë të qartë se nëse nuk pranon të dialogojë ajo do të vendosë me forcën e kartonave. Në emër të qeverisë foli Ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito, e cila theksoi se deri në seancën e radhës të Kuvendit ka ende kohë për mirëkuptim, ballafaqim dhe diskutim mes palëve.

Burg përjetë Viktor Gushit, vrau 2 vetë, plagosi 3, e grabiti disa banka

Postuar në 14 Tetor, 2013 08:53

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Viktor Gushin i cili akuzohet për dy vrasje, 3 plagosje dhe disa dhjetëra grabitje në banka të ndryshme në kryeqytet.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar dënimin maksimal për Gushin, i cili është vërtetuar si vrasësi i argjendarit Rrapo Sinanaj dhe arkëtares së një banke, Eleonora Kaloçi, por edhe për të paktën 3 raste grabitjesh me pasojë plagosjen dhe disa grabitje të tjera të cilat janë pranuar nga vetë Gushi pasi ra në duart e policisë.

Qeveria gati të votojë “Nëpunësin”

Postuar në 14 Tetor, 2013 08:52

Maxhoranca qeverisëse edhe njëherë tjetër ka apeluar për dialog pa kushte me opozitën për Aktin Normativ të Nëpunësit Civil. 

Ministrja Milena Harito, në një deklaratë nga Kryeministria, tha se qëndrimi opozitës nuk bën asnjë tjetër përveç se mbyll derën e dialogut.

Rama, deputetëve: Zëdhënës të komuniteteve, promotorë të investimeve të huaja që sjellin punësim

Postuar në 14 Tetor, 2013 05:36

TIRANË- Kreu i qeverisë, njëherësh kryesocialisti Rama u ka kërkuar deputeteve të PS të bëhen zëdhënës të komunitetit pranë qeverisë dhe të promotorë të zhvillimit të komuniteteve që përfaqësojnë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar Rama ka kërkuar prej tyre të mbajnë  të informuar qeverinë për problemet, kritikat, sugjerimet e njerëzve në cdo zonë të vendit.

SHKB hetim dosjeve të oficerëve

Postuar në 14 Tetor, 2013 05:34

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici, ka nisur sot hetimin e të gjitha dosjeve të oficerëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në fokus të hetimit do të jenë verifikimi i marrjes së gradave nga krye-komisarë deri tek drejtuesit e parë. Burime nga Ministria e Brendshme, bëjnë me dije se do të çohen për ndjekje penale, të gjithë ata personat që gjenden me shkelje ligjore, raporton “Shqiptarja.com”. 

Ministret, Nikolla dhe Gjosha seancë dëgjimore në komisionet parlamentare

Postuar në 14 Tetor, 2013 05:33

Komisionet parlamentare kanë nisur sot shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme  ndërsa sërish vihet re mungesa e deputetëve të opozitës.

Komisioni për Ekonominë ka nisur shqyrtimin e pr/ligjit “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”.

Në fjalën e tij, deputeti Erjon Braçe i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në komision pasi ekonomia është shumë e rëndësishme për vendin.

Letra e opozitës drejtuar Ramës mban vetëm firmën e Lulzim Bashës

Postuar në 14 Tetor, 2013 05:31

Partitë e djathta 

Mungon Ndoka. Teksti: Tërhiq aktin, të nisim bisedimet për konsensus

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Votimi - Afati i lënë nga Rama për gjetjen e një konsensusi deri të mërkurën nënkupton se këtë të enjte, mazhoranca, e cila i ka 84 vota, mund ta kalojë për votim atë

Bushati: Greqia të heqë ligjin e luftës

Postuar në 14 Tetor, 2013 05:29

Shqiperia ka kërkuar që Greqia të heqë ligjin e luftës dhe të njohjen e të drejtave pronësore të mohuara në bazë të këtij ligji. 

Kjo eshte bere e ditur sot gjate vizites se ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit grek, Evangelos Venizellos në Tiranë. Ai eshte takuar me homologun Ditmir Bushati. Venizellos shoqerohet ne kete vizite nga deputeti i PASOK Pirro Dhima. 

Kërpudhat, katër të helmuar të tjerë në Klos

Postuar në 13 Tetor, 2013 15:15

Kater persona i jane shtuar sot listes se atyre qe jane helmuar pas konsumimit te kerpudha ne Klos.

Vetem pak kohe pasi u mesua se spitalit iu drejtuan tre persona, dy nga e njejta familje dhe nje tjeter adoleshent, po nga Klosi raportohet se eshte helmuar nje 16 vjecare. Shkak, serish konsumimi i pakontrolluar i kepurdhave.  

Sipas te dhenave te para mesohet se dy prej personave te helmuar jane nga e njejta familje dhe jane burre  e grua, nderkohe qe i helmuari i trete eshte nje djale rreth moshes 17 vjec.  

Tepelenë, Tafil Buzi merr titullin “Nderi i Kombit”

Postuar në 13 Tetor, 2013 15:14

Qindra banorë të Komunës Buz të Tepelenës shtrënguan duart me Presidentin Nishani dhe i shprehën mirënjohjen që u lartësoi edhe më shumë krenarinë e përligjur që i mbledh prej vitesh tashmë në një festë tradicionale, nderimin e heroit të kësaj treve, Tafil Buzit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara