Burg përjetë Viktor Gushit, vrau 2 vetë, plagosi 3, e grabiti disa banka

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Viktor Gushin i cili akuzohet për dy vrasje, 3 plagosje dhe disa dhjetëra grabitje në banka të ndryshme në kryeqytet.
Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar dënimin maksimal për Gushin, i cili është vërtetuar si vrasësi i argjendarit Rrapo Sinanaj dhe arkëtares së një banke, Eleonora Kaloçi, por edhe për të paktën 3 raste grabitjesh me pasojë plagosjen dhe disa grabitje të tjera të cilat janë pranuar nga vetë Gushi pasi ra në duart e policisë.
Gjatë seancës së sotme avokatja e Gushit, Vjollca Pustina kërkoi gjykim të shkurtuar dhe mëshirë për të pandehurin, duke renditur rrethanat e vështira të jetës së klientit të saj. Edhe Viktor Gushi kërkoi mëshirë dhe u kërkoi sërish falje familjarëve të viktimave të tij, por përkundër kësaj gjykata vendosi dënimin maksimal për 44-vjeçarin.
SHQIP
Add new comment