Një shqiptar bën thirrje për xhihad nga Siria. Është atje “për të mbrojtur nderin e motrave myslimane

Mediat elektronike shqiptare po përcjellin mesazhin video të një shqiptari të Kosovës, luftëtar në Siri që bën thirrje për xhihad. Kjo video, është një “insight” më shumë në psikologjinë e bashkatdhetarëve që janë nisur për të lënë kockat në dhe të huaj, dhe për motivacionet e çuditshme e abstrakte si “mbrojtja e nderit të motrave myslimane”.
I riu kosovar bën thirrje që xhihadit t’i bashkangjiten edhe luftëtarë të tjerë.
Personi identiteti i të cilit akoma nuk është bërë publik i thërret të gjithë vëllezërit që t’i bashkangjiten në këtë luftë, të cilës iu kanë bashkangjitur “luanët nga e gjithë bota që kanë ardhur në këtë luftë të shenjtë”, njofton albtime.
Ai mes tjerash thotë se ka shkuar në Siri për të mbrojtur nderin e “motrave muslimane”
k.c.
DITA
Add new comment