Qeveria gati të votojë “Nëpunësin”

Postuar në 14 Tetor, 2013 08:52

Maxhoranca qeverisëse edhe njëherë tjetër ka apeluar për dialog pa kushte me opozitën për Aktin Normativ të Nëpunësit Civil. 

Ministrja Milena Harito, në një deklaratë nga Kryeministria, tha se qëndrimi opozitës nuk bën asnjë tjetër përveç se mbyll derën e dialogut.

"Nëse opozita mendon që ligji është i zbatueshëm, le të vijë, të ulet në tryezë dhe të na thotë argumentet e veta. Nëse opozita që ligji nuk është i zbatueshëm, por Qeveria nuk duhet të bëjë asgjë, le të vijë dhe të dëgjojë argumentet tona. Në këtë rast na duhet t'i kujtojmë që ne kemi shumicën konsensuale me 84 vota dhe do të na duhet ta vëmë atë në lëvizje. Por ne mendojmë që deri ditën e enjte ka ende kohë për mirëkuptimin, për ballafaqim, për diskutim", u shpreh Harito.

Megjithatë, maxhoranca është e vendosur ta votojë Aktin Normativ seancën e të enjtes në Parlament.Fillimisht për këtë çështje, Top Channel pyeti ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi.

Top Channel: Si do të procedohet me Aktin Normativ, në një kohë kur opozita e ka shprehur qëndrimin?
Celibashi: Ai është në programin e punës së Kuvendit dhe do të vazhdojë shqyrtimin procedura në Kuvend.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dha një përgjigje të kujdesshme."Çdo gjë do të ecë sipas parashikimeve", tha Meta.
 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.