Arkiv-Lajme të përditësuara
Një shqiptar bën thirrje për xhihad nga Siria. Është atje “për të mbrojtur nderin e motrave myslimane
Mediat elektronike shqiptare po përcjellin mesazhin video të një shqiptari të Kosovës, luftëtar në Siri që bën thirrje për xhihad. Kjo video, është një “insight” më shumë në psikologjinë e bashkatdhetarëve që janë nisur për të lënë kockat në dhe të huaj, dhe për motivacionet e çuditshme e abstrakte si “mbrojtja e nderit të motrave myslimane”.
Veliaj e Kodheli inspektojnë punimet në Tufinë: Strehimi i romëve, brenda javës
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, kanë inspektuar sot punimet që po bëhen në repartin e Tufinës ku do të strehohen disa familje rome që janë përzënë nga banesat e tyre.
Në një prononcim për mediat, ministri Veliaj theksoi se brenda javës do të përfundojnë punimet për të bërë të mundur strehimin e familjeve rome.
“Politika të ndryshojë mentalitet”
Shkrimtari dhe politikani Dritëro Agolli apelon për dialog të palëve në politikën vendase. Në 82-vjetorin e lindjes, emri i madh i letërsisë shqiptare nuk ngurron t’i përgjigjet interesimit të dukshëm të medias për opinionet e tij, edhe mbi konfliktin më të ri të politikës në vend, që ka lënë opozitën jashtë parlamentit, si reagim për shtyrjen e ligjit për administratën publike.
Komuniteti rom, Veliaj: Gati për zhvendosjen nga ish-Dekori
TIRANE- Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, shoqeruar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe avokati i Popullit, Igli Totozani kane inspektuar banesat e reja të komunitetit rom.
“Jemi gati për zhvendosjen e tyre nga ish-Dekori dhe për këtë po punohet 24 orë – edhe në fundjavë!”- shkruan ministri Veliaj ne profilin e tij ne Facebook.
Veliaj ka falenderuar Kodhelin dhe Totozanin per avokatine e palodhur dhe stafin e ministrise qe drejton. “Fytyrat moderne te shtetit shqiptar”- i quan Veliaj, duke shtuar se transferimi do te behet javen tjeter.
Letra e Ramës, Basha mbledh sot të djathtët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të mbledhë sot aleatët e djathtë, një ditë pas ftesës së mazhorancës për konsensus me opozitën në lidhje me aktin normativ të ligjit për nëpunësit civil.
Takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike kur pritet të shqyrtohet ftesa e kryeministrit Rama për konsensus si dhe qëndrimi që do të mbajë opozita këtë javë në Parlament.
Kodheli: Do ketë shkurtime në të gjithë sektorët
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një intervistë të dhënë për televizionin “Albanian Screen” ka paralajmëruar shkurtime në të gjithë sektorët si dhe ristrukturimin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, i prekur sipas saj nga fenomeni i korrupsionit.
Duke se këtë vit në Parlament, u miratua Rishkimi i Mbrojtjes Strategjike ne do të sendërtojmë strategjinë tonë mbrojtëse dhe për t’ja arritur duhen para dhe kjo nuk është periudha më e mirë nga pikëpamja financiare – u shpreh Kodheli.
Durrës, dhunohet në institucionet e kujdesit 17-vjeçarja autike
I ati i vajzës rrëfen momentet e tmerrit: Ka qenë tentativë për përdhunim
Shpresa Mezini
Ekonomia e dobët, por stabël
Në progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, një pjesë të rëndësishme zë pasqyrimi i situatës ekonomike, e cila njeh dobësi megjithë ruajtjen e stabilitetit ekonomik. Kërkohet riekuilibrim në planifikimin buxhetor, që cilësohet i dobët dhe me parashikime optimiste të të ardhurave.
Sipas raportit, ngadalësimi i rritjes ekonomike, rënia e ndjeshme e remitancave, kufizimet financiare, besimi i ulët tek konsumatorët dhe kapaciteti i varfër prodhues frenuan konsumin privat dhe shpenzimet në investime.
Kakavijë, kapen 41 kg marijuanë, 1 i arrestuar
Policia Kufitare e Kakavijes gjatë mbrëmjes së djeshme, ka sekuestruar 41 kg marijuanë e gatshme për t’u trafikuar në drejtim të Greqisë. Poseduesi i lëndës narkotike, Mehmet Rapaj, 20 vjeç, është arrestuar menjëherë. Burimet policore, kanë bërë të ditur për gazetën “Panorama”, se marijuana, është konstatuar gjatë një kontrolli rutinor në mjetin tip SEAT me targa AA 578 HL, që drejtohej nga Rapaj, banor i fshatit Panahor në Mallakastër. 20-vjeçari e kishte fshehur drogën në pjesën e poshtme të dyshemesë. Brenda dhomës së fshehtë u gjetën 39 pako me marijuanë me një peshë totale 41 kg.
Botohet në Fletoren Zyrtare rezoluta për çështjen Çame
Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame është botuar në Fletoren Zyrtare. Në pranverë, votimi i rezolutës u shoqërua me debate në Kuvend, për shkak se ky akt nuk ishte botuar në Fletoren Zyrtare.
Në këtë rezolutë thuhet se, “është koha që çështja e të drejtave të shtetasve shqiptarë me origjinë çame të rimerret në shqyrtim nga të dy palët (Shqipëria dhe Greqia), në frymën e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së mirë dhe Sigurisë, të nënshkruar dhe të ratifikuar nga të dyja vendet.”