Kodheli: Do ketë shkurtime në të gjithë sektorët

Postuar në 13 Tetor, 2013 06:32

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një intervistë të dhënë për televizionin “Albanian Screen” ka paralajmëruar shkurtime në të gjithë sektorët si dhe ristrukturimin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, i prekur sipas saj nga fenomeni i korrupsionit.

Duke se këtë vit në  Parlament, u miratua Rishkimi i Mbrojtjes Strategjike ne do të sendërtojmë strategjinë tonë mbrojtëse dhe për t’ja arritur duhen para dhe kjo nuk është periudha më e mirë nga pikëpamja financiare – u shpreh Kodheli.

Përsa i përket pronave të ushtrisë ajo u shpreh se konmtrolli i tyre do vazhdonte, duke qenë se u ngritën pikëpyetje dhe akuza që në kohën kur PS ishte në opozitë për korrupsionin kundrejt ministrit të atëhershëm të mbrojtjes, përsa i përket shitjes dhe transferimit të këtyre pronave. ”Transparenca është gjëja më e mirë që mund të ndodhë kësokohe. Pra, ne do t’u tregojmë qytetarëve nëse pronat e tyre – meqenëse ato janë prona të përbashkëta – përdoren nga njerëzit e duhur apo njerëzit e gabuar. Shiten në mënyrën e duhur, apo në mënyrën e gabuar. Janë dhuruar si pronë e përbashkët apo sikur të ishin prona të qeverisë, gjë që përbën një dallim të madh. Dhe në këtë rast specifik parimisht unë s’jam kundër faktit që një pronë e përbashkët të kalojë nga Ministria e Mbrojtjes tek një organizatë tjetër publike, siç është rasti i një partie.” – tha Kodheli

Ndersa per depolitizimin e ushtrisë sipas standarteve të NATO-s ministria theksoi: “Në gjirin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes ka patur shumë trysni lidhur me faktin se ai që s’voton për PD-në, nuk është pjesë e jona. S’mund të jetë kurrsesi kështu. Ne do t’i vëmë fre kësaj gjëje njëherë e mirë. Ushtria është ushtri. Ajo ekziston që të mbrojë integritetin e Shqipërisë, që të mbrojë demokracinë e Shqipërisë, që të mbrojë pronat e qytetarëve, që të mbrojë gjithçka në të mirën e të ardhmes sonë. Pra, ushtria s’ekziston për të treguar nëse ushtarakët kanë votuar për PD-në apo PS-në, apo për parti të tjera.”

Duke vazhduar intervistën, ministrja shtoi se korrupsioni ka prekur edhe Shërbimin Informativ. “Ka raporte konfidenciale ndërmjet shërbimeve të inteligjencës të anëtarëve të NATO-s, dhe nëse dikush nga jashtë mëson se ka korrupsion, atëherë ky mund të jetë një problem tejet i rrezikshëm dhe i madh. Pra, agjensia që po merret me shërbimin informativ brenda Ministrisë së Mbrojtjes duhet të ristrukturohet dhe riorganizohet sipas standarteve të NATO-s, dhe lufta kundër korrupsionit ka për ta bërë atë një shërbim më të mirë e më efikas.”

Për Republikën e Kosovës, ministrja tregoi se Kosova do të kishte mbështetjen e plotë të qeverisë duke e quajtur mëse normale këtë mbështetje. “Kosova po punon fort për të përmbushur kushtet dhe shpresoj që të anëtarësohen sa më shpejt. Ata po bëjnë gjënë e duhur dhe kjo është më e rëndësishme se kohëzgjatja. Ne do iu gjendemi pranë. S’jemi të vetmit që i mbështesin në këtë rrugë. Shumë vende të tjera, jo vetëm në rajon. Dhe natyrisht, partneri ynë kryesor strategjik, SHBA-ja, po e mbështet shumë Kosovën, siç bënë edhe me Shqipërinë.”

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.