Zgjedhjet lokale në Korçë, PS hap fushatën

Postuar në 12 Tetor, 2013 14:09

Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën elektorale në Korçë për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në 3 nëntor.

Në ceremoninë e prezantimit të kandidatit për bashkinë e Korcës Sotiraq Filo ka qënë i pranishëm dhe zv/kryeministri i vendit Niko Peleshi i cili mbante pozicionin e kryebashkiaku deri rreth një muaj më parë, ndërkohë që pjesë e kësaj ceremonie ishin dhe deputetë të ketij qarkut.

Kandidati i kësaj force politike Sotiraq Filo ka shpalosur programin e tij duke vecuar një sërë projektesh të rëndësishme në infrastrukturë.

Në ceremoninë e prezantimit ka përshëndetur edhe Zv. Kryeministri Niko Peleshi i cili teksa ka vlerësuar punën që Sotiraq Filo ka bërë në pozicionin e Zv.Kryetarit të Bashkisë në këto vite dhe ka ftuar qytetarët korçarë të votojnë Filo-n për kryebashkiak. Peleshi nuk ka nguruar të premtojë mbështetje maksimale për projektet e pasardhësit të tij në krye të bashkisë së Korcës.
Sotiraq Filo mbështetet në këto zgjedhje edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe përballë tij do të garojë Sotiraq Stratobërdha nën siglën e Partisë Demokratike.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.