Kakavijë, kapen 41 kg marijuanë, 1 i arrestuar

Postuar në 12 Tetor, 2013 14:16

Policia Kufitare e Kakavijes gjatë mbrëmjes së djeshme, ka sekuestruar 41 kg marijuanë e gatshme për t’u trafikuar në drejtim të Greqisë. Poseduesi i lëndës narkotike, Mehmet Rapaj, 20 vjeç, është arrestuar menjëherë. Burimet policore, kanë bërë të ditur për gazetën “Panorama”, se marijuana, është konstatuar gjatë një kontrolli rutinor në mjetin tip SEAT me targa AA 578 HL, që drejtohej nga Rapaj, banor i fshatit Panahor në Mallakastër. 20-vjeçari e kishte fshehur drogën në pjesën e poshtme të dyshemesë. Brenda dhomës së fshehtë u gjetën 39 pako me marijuanë me një peshë totale 41 kg. Pas kësaj, 20- vjecari pranoi se marijuanën e kishte kultivuar vetë në fshatin e tij dhe do ta trafikonte për në kryeqytetin grek. Një ditë më parë, Policia Greke e Kakavijes, kapi 71 kg marijuanë në bordin e një automjeti grek të drejtuar nga një 36- vjeçar helen. Sipas Policisë Greke, droga e kapur ishte blerë një ditë më parë në Lazarat.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.