Arkiv-Lajme të përditësuara

Kryeministri Rama: Statusi, të gjithë kanë merita në këtë proces

Postuar në 16 Tetor, 2013 13:29

Në procesin e integrimit secili ka vendosur ndonjë gurë dhe marrja e statusit nuk është meritë e një qeverie. Me këtë argumentim e ka komentuar sot kryeministri Edi Rama rekomandimin e KE-së, për t’i dhënë Shqipërisë statutin kandidat. Ndërkohë ai thotë se nuk është koha për entuziazëm por duhet të shihet si një inkurajim për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Suela Bedeni, inspektore e përgjithshme e Kryeministrit në shërbimin sekret

Postuar në 16 Tetor, 2013 13:29

Një tjetër grua i shtohet listës së emërimeve të qeverisë Rama. Suela Bedeni është caktuar për të marrë detyrën e inspektores së përgjithshme të Kryeministrit në shërbimin sekret. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Suela Bedeni ka kaluar një procedurë të gjatë specifike seleksionimi mes shume kandidaturash dhe ka marrë sot pëlqimin e Këshillit të Ministrave” shkruan Rama.

Tahiri shkrin Krimin Ekonomik

Postuar në 16 Tetor, 2013 13:27

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi pasditen e së mërkurës se aksioni i policisë për shkatërrimin e aktiviteteve ilegale të lojrave të fatit në vend do të vazhdojë deri në sekuestrimin e kompjuterit të fundit të paligjshëm. 

Ndërkohë, Tahiri tha gjithashtu se ato pak firma të liçencuara do të jenë nën një regjim të rreptë dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme. 

Basha, vendorëve të PD: Në këmbë për lirinë dhe ligjin. Rama mbi ligjin, përplasje dhe regres

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:03

TIRANE- Kreu i opozites, Lulzim Basha, njeheresh kryetar i shoqates se bashkiakeve ka kerkuar prej te zgjedhurve vendore te PD-se te jene ne kembe ne mbrojtje te ligjit dhe te autonomise vendore. 

Gjate fjales se tij ne Konventën Kombëtare të të zgjedhurve vendore demokratë, Basha eshte shprehur krenar per reformat e suksesshme gjate qeverisjes demokrate, nderkohe qe ka nenvizuar si shume shqetesuese menyren e qeverisjes Rama, qe sipas tij, duke dale mbi ligjin po shkel te drejtat, shkakton perplase dhe sjell regres ne rrugen integruese.
 

Berisha: Statusi ishte bllokuar nga Rama dhe albanofobët në Bruksel

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:01

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas publikimit të progresraportit të Komisionit Evropian që rekomandon dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me 5 kushte.

Berisha shprehet se, statusi ishte rekomanduar edhe në tetor të vitit 2012 por dhënia e tij u bllokuar nga Rama dhe albanofobë në Bruksel. Nga ana tjetër, ish-kreu i PD-së e cilëson marrjen e statusit arritje falë reformave të qeverisjes së djathtë.

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, pritet përfshirja e aktit normativ

Postuar në 16 Tetor, 2013 06:57

Mblidhet sot në orën 12:30 Konferenca e Kryetarëve ku pritet të pritet të diskutohet për përfshirjen e aktit normativ të ligjit për nëpunësin civil në punimet e të enjtes së Parlamentit.

Qeveria me një vendim të saj të datës 30 shtator, përmes një akti normativ ka vendosur shtyrjen me gjashtë muaj të hyrjes në fuqi të ligjit për “Nëpunësin civil”.

Kjo është kundërshtuar fort nga opozita e cila e ka akuzuar qeverinë se ka shkelur konsensusin e arritur mes të gjitha forcave politike ndërsa prej ditësh tashmë vijon bojkotin ndaj Kuvendit.

Publikohet raport-progresi, KE: Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat

Postuar në 16 Tetor, 2013 06:55

Komisioni Europian ka  publikuar sot progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet që janë në proces pranimi për të marrë statusin e vendit kandidat.

Haxhinasto: Borxhet do të shlyhen

Postuar në 16 Tetor, 2013 06:54

Të gjitha borxhet për kompanitë do të shlyhen. Kështu deklaroi në qytetin e Elbasanit ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. 

Ministri tha se nga ana tjeter do te merren masa specifike per te permiresuar segmentet rrugore. Ai ka pare nga afer punimet ne rrugen e re Tirane-Elbasan, per te cilet tha se ndertimi i rruges ka nevoje per nje ritem te ri.

Tahiri kërkon moratorium për kazinotë: Të ndalohen

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:46

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, zhvilluan një takim me pronarët e ligjshëm të kazinove dhe lojërave të fatit në vend. Takimi ka nisur mbrëmë rreth orës 21:00 dhe ka vazhduar deri para mesnate. Njoftohet se ministri i Brendshëm dhe kreu i Policisë kanë kërkuar nënshkrimin e një moratoriumi të përbashkët që gjithë subjektet të pezullojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të përkohshme, derisa të përfundojë hetimi i nisur nga Drejtoria e Tatimeve dhe Antikontrabanda.

Del nga shtrati lumi i Tiranës, përmbyten 6 mijë banorë

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:45

Shirat e rëna gjatë natës deri në mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të Tiranës. 

Probleme ka pasur tek Fusha e Aviacionit, në Paskuqan, në Laprakë, tek ura e Kamzës, Vaqarr, në autostradën Tiranë-Durrës dhe tek zona e Bregut të Lumit. 

Rezultojnë të përmbytura të gjitha zonat pranë lumit të Tiranës, ku janë përmbytur mbi 1000 shtëpi vetëm në zonën me numër 11. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara