Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, pritet përfshirja e aktit normativ

Mblidhet sot në orën 12:30 Konferenca e Kryetarëve ku pritet të pritet të diskutohet për përfshirjen e aktit normativ të ligjit për nëpunësin civil në punimet e të enjtes së Parlamentit.
Qeveria me një vendim të saj të datës 30 shtator, përmes një akti normativ ka vendosur shtyrjen me gjashtë muaj të hyrjes në fuqi të ligjit për “Nëpunësin civil”.
Kjo është kundërshtuar fort nga opozita e cila e ka akuzuar qeverinë se ka shkelur konsensusin e arritur mes të gjitha forcave politike ndërsa prej ditësh tashmë vijon bojkotin ndaj Kuvendit.
Katër ditë më parë, kryeministri Edi Rama përmes një letre të hapur drejtuar opozitës i ka bërë thirrje kësaj të fundit për bisedime, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil.
Por kjo ftesë është hedhur poshtë nga opozita e cila është shprehur se do të dialogojë me mazhorancën vetëm nëse kjo e fundit tërheq aktin normativ.
DITA
Add new comment