Arkiv-Lajme të përditësuara
Harito: Administrata e “re” sipas meritokracisë
Qeveria siguron se emërimet e reja në administratën shtetërore do të bazohen në një proces me rregulla shumë të forta, ndërsa përzgjedhjet do të varen vetëm nga merita e kandidatëve. Në një deklaratë për mediat, Ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito theksoi se të gjithë personat e aftë do të kenë mundësi të provohen për tu bërë pjesë e administratës shtetërore. “Në këtë periudhë të veçantë kur ne duhet të provojmë përpara BE-së se administrata duhet të bazohet tek merita.
Policia bashkiake përleshet me tregtarët për llamarinat “pa leje”
Policia Bashkiake e Tiranës u grind sot me tregtarët e tregut me shumicë të zarzavateve pranë ish-Uzinës Dinamo, pasi shkoi atje për të prishur “një ndërtim pa leje”. Tregtarët po ndryshonin çatinë prej llamarine me llamarinë sanduiç, veprim që për kreun e Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës Florenc Hoxha, përbën “ndërtim pa leje”.
Skema gjigante e mashtrimit me TVSH
Në 1 tetor, kur Ministria e Financave sapo kishte publikuar të dhënat fiskale të tetëmujorit, Top Channel paralajmëroi se rënia dramatike e të ardhurave në muajt e tranzicionit politik qershor, korrik dhe gusht hidhte dyshime të forta për elementë të veprave penale në administratën e të hyrave publike.
PD i jep fund bojkotit, sot deputetët në komisione
Për herë të parë në këtë legjislaturë të re deputetët e Partisë Demokratike do të zënë vendet e tyre në komisionet kuvendore. Pas miratimit të aktit normativ për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil, demokratët kanë marrë vendim që t’i rikthehen jetës parlamentare. Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se deputetët e opozitës do të jenë të pranishëm sot në Komisionin e Ekonomisë dhe atë të Veprimtarive Prodhuese.
Ndryshojnë gradat në polici, kriteret për çdo post
Qeveria Rama ndryshon sistemin e gradave të Policisë së Shtetit. Janë tre të reja thelbësore që e ndryshojnë vendimin e vitit 2007 që rregullonte gradat e bluve. Pika 1 dhe 2 e vendimit riformulohen lënë jashtë disa kategori, ndërkohë që risi është mënyra e gradimit për të ripranuarit në radhët e Policisë së Shtetit. Në pikën 1 është përcaktuar se për efekt ripranimi të ish-punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës para hyrjes në fuqi të ligjit nr.
Kryeministri flet për një ndarje të re territoriale të vendit
Reforma administrative territoriale është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një sfidë tejet e rëndësishme për zhvillimin e vendit. Gjatë një konference organizuar nga Qeveria me mbështjen e OSBE-së, kreu i ekzekutivit e quajti ndarjen e tanishme administrative të vendit, si një dallgëzim demografik i trashëguar prej të shkuarës diktatoriale.”Dialog me të gjithë aktorët.
Rikthehet takimi ndërparlamentar Shqipëri- PE/ Kukan: Jemi të shqetësuar nga bojkoti i opozitës
Pas humbjes së një viti kohë, më 28 dhe 29 tetor do të mbahet në Tiranë Komiteti i 6-të i Stabilizim- Asociimit PE-Shqipëri, siç përcakton neni 122 në Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit.
I parashikuar për t’u mbajtur gjatë tetorit 2012, ky takim ndërparlamentar u shty për në dhjetor dhe u anulua papritur, më pas, nga Kuvendi i Shqipërisë.
Po kështu nuk u mbajt as mbledhja e pranverës, pasi përkonte shumë pranë zgjedhjeve e nuk garantohej vëmendja e duhur dhe angazhimi personal i deputetëve të përfshirë në fushatë zgjedhore.
Basha në “Top-Story”
Prej vitit 2005, Lulzim Basha është një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike, duke mbajtur disa prej posteve më të rëndësishme në jetën e vendit, si ministër i Transportit, i Jashtëm apo i Rendit.
Sot, Basha ka sërisht një post vendimtar për vendin, por shpesh atë e kanë kritikuar se karriera e tij ka qenë joreale e se ka shijuar mbështetje të rëndësishme të faktorëve të jashtëm për të arritur deri këtu.Basha në “Top-Story”
17/10/2013
FMN: Ballkani Perëndimor, probleme serioze
“Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë, përballen me probleme serioze në tregjet e tyre të punës”. Ky eshte nje nga konstatimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në raportin e tij të fundit për situatën ekonomike në këtë rajon.
Rama: Hetim një nga një atyre që kanë shërbyer në policinë kriminale
Kryeministri i vendi, Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se opozita për kërkon të bllokojë reformimin e një administrate publike jo funksionale dhe të kapur nga krimi. Ai u zotua se kjo nuk do të lejohet dhe se të paaftët do të shkarkohet nga puna ndërsa të inkriminuarit do të nxirren para drejtësisë.
“Njerëzit vriten si pula rrugës, ndërsa policisë i duhet një orë që të mbërrijë", tha Rana.
“Në zyrë do të rrinë pak më shumë se 200 njerëz ndërsa në pjesa tjetër do të shkojë pranë qytetarëve atje në terren. Kjo është reforma jonë dhe është vetëm faza e parë."