FMN: Ballkani Perëndimor, probleme serioze

Postuar në 17 Tetor, 2013 08:58

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë, përballen me probleme serioze në tregjet e tyre të punës”. Ky eshte nje nga konstatimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në raportin e tij të fundit për situatën ekonomike në këtë rajon.

Sipas raportit, ashtu si në rajone të tjera të ekonomive në zhvillim, tregjet financiare në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, kanë qenë nën presion që nga pranvera.

Raporti vlereson se normat e ulëta të punësimit reflektojnë normat e ulëta të aktivitetit dhe normat e larta të papunësisë.

“Ky është një shqetësim i madh social dhe sfidë për politikbërësit, pasi shkalla e lartë e papunësisë e kufizon akumulimin e kapitalit njerëzor dhe e rrit varësinë nga ndihma sociale”, thuhet në raport.

Më tej theksohet se Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore, po fillon të dalë nga rënia e dytë në katër vjet, duke përfituar nga rritja në zonën e euros.

Por, hapësira për të ndërmarrë politika kundërciklike është e kufizuar në mjaft vende, pasi deficitet fiskale janë ende të larta, borxhi publik është në një trend rritës dhe presionet në kursin e këmbimit mund t’i kufizojnë hapësirat e politikës monetare. (rel)

 

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.