Rama: Hetim një nga një atyre që kanë shërbyer në policinë kriminale

Kryeministri i vendi, Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se opozita për kërkon të bllokojë reformimin e një administrate publike jo funksionale dhe të kapur nga krimi. Ai u zotua se kjo nuk do të lejohet dhe se të paaftët do të shkarkohet nga puna ndërsa të inkriminuarit do të nxirren para drejtësisë.
“Njerëzit vriten si pula rrugës, ndërsa policisë i duhet një orë që të mbërrijë", tha Rana.
“Në zyrë do të rrinë pak më shumë se 200 njerëz ndërsa në pjesa tjetër do të shkojë pranë qytetarëve atje në terren. Kjo është reforma jonë dhe është vetëm faza e parë."
Kryeministri theksoi se opozita po i kërkon mazhoracën një gjë të cilën nuk e ka bërë vetë kur ishte në pushtet. Sot jemi në kushtet kur gjendemi vetëm para fillimit të auditivit të financave të Shqipërisë, ku del se kompani fantazmë kanë marrë miliona euro rimbursime ndërkohë që qeveria u ka borxh kompanive që kanë bërë punën në të vërtetë.
Kryeministri ka nënvizuar se, “krimi ekonomik i veshur me uniformën blu i kthyer në një strukturë të bashkëpunimit dhe sinergjisë me aktivitetin kriminal ekonomik.” Rama iu referua këtu lulëzimit të lojërave të fatit pa licencë dhe që shmangin detyrimet tatimore, gjë e cila është bërë nën hundën e punonjësve të shtetit.
“Kanë mbështetjen e policisë kriminale, e atyre shefave të krimit që sapo morën urdhrin për operacioni “Fund marrëzisë” menjëherë rendën të lajmërojnë, shefa krimesh që u thonë kriminelëve ikni se po vijmë. Për çfarë administrate flasim. Për cilën Evropë flasim. Në cilin vend të Evropës mund të imagjinohen, jo të ndodhin këto. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç shkrirjes të gjithë zinxhirit të policisë kriminale dhe marrjes në hetim një ngar një të atyre që kanë shërbyer në policinë kriminale”, deklaroi Rama.
SHEKULLI
Add new comment