Arkiv-Lajme të përditësuara

Hapja e negociatave, shqiptarët hyjnë në tregun e punës së BE-së

Postuar në 19 Tetor, 2013 08:18

Përfitimet pas dhënies së statusit kandidat. Alarmohet media britanike: Shqiptarët do të punësohen më lehtë

Fatjona Mejdini

Kolegji mban në fuqi vendimin e KQZ-së: FRD nuk do garojë në Korçë

Postuar në 19 Tetor, 2013 08:17

Fryma e Re Demokratike nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e ri të Bashkisë së Korçës që do të mbahen më 3 nëntor.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqip.

Kaos me dosjet e ish-pronarëve

Postuar në 19 Tetor, 2013 08:15

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është në një kaos të vërtetë, pasi 7 mijë dosjet e qytetarëve që kanë aplikuar për të zgjidhur çështjen e pronës kanë krijuar një mal me dokumenta, ndërsa nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.

Arabia Saudite refuzon vendin në OKB

Postuar në 18 Tetor, 2013 16:04

UPDATE- Në një rast të paprecedentë Arabia Saudite ka refuzuar një vend, jo të përhershëm, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e akuzuar OKB-në për standarde të dyfishta.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se OKB duhet të reformohet më parë. Ai tha se Këshilli i Sigurimit kishte dështuar në përmbushjen e detyrave ndaj çështjes së Sirisë, si dhe në konflikte të tjera botërore.

Bashkia u mbyll derën këshilltarëve të majtë

Postuar në 18 Tetor, 2013 16:00

Këshilltarët e majtë do të zhvillonin sot mbledhjen e Bashkisë së Tiranës, por ata nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e këtij institucioni. Mësohet se Bashkia e Tiranës u mbyll derën e sallës së mbledhjes së këshillit. Kreu i këshillit Aldrin Dalipi i kishte lajmëruar përfaqësuesit e majtë se mbledhja do të zhvillohej sot në orën 18:00. Të ndodhur para kësaj situate këshilltarët e majtë kanë vendosur të zhvillojnë mbledhjen në paradhomën e këshillit.

KKT: Merret në mbrojtje kurora e Tiranës dhe zona të tjera të rëndësishme

Postuar në 18 Tetor, 2013 15:58

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi një seri vendimesh të rëndësishme, të cilat lidhen me planifikimin dhe rregullimin e territorit, nëpërmjet zbatimit të masave emergjente. Këto vendime u bënë të ditura përmes një komunikimi me median, të tre ministrave të kabinetit Rama. Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi nismën e qeverisë për hartimin e Planit Kombëtar të Territorit, që të anulojë çdo plan dhe leje ndërtimi të dhënë në qendër të Tiranës, si dhe të rikthejë mbrojtjen me ligj të ansamblit të kryeqytetit.

Lëvizjet në polici, PD kallëzimin penal për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Saimir Tahiri

Postuar në 18 Tetor, 2013 15:55

Partia Demokratike ka depozituar sot në prokurori kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për moszbatim të ligjit “Për policinë e Shtetit”.

Kallëzimi penal i cili ka si objekt emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit u dorëzua sot nga dy deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani.

Dorëzohen makinetat e sekuestruara

Postuar në 18 Tetor, 2013 15:54

Në ish-repartin 100 në Mullet, punonjësit e policisë po dorëzojnë qindra makineta të sekuestruara gjatë operacionit në shkallë vendi për goditjen e aktivitetit të palicensuar të lojërave të fatit.

Prioritet e raportit të KE, Sekui takon përfaqësues të biznesit

Postuar në 18 Tetor, 2013 09:03

TIRANE- Ambasadori i BE-se, ne vendin tone Etore Sekui ka nisur nje takim me perfaqesues te biznesit per diskutimin e prioriteteve te raportit te KE-se, gjate rekomandimit per dhenien e statusit kandidat per Shqiperine. Sipas tij, ashtu si edhe raporti e ka nenvizuar, biznesi ka dhene nje kontribut shume bujar per vendin dhe ka nje rol shume te rendesishem per zhvillimin.

Sekiu ka theksuar se raporti i ka te nenvizuara qarte te gjitha rekomandimet per te ecur perpara, nderkohe qe nje pjese e madhe e tij i referohet pikerisht ekonomise

Panorama

Zbardhet debati Topalli-Doda

Postuar në 18 Tetor, 2013 09:01

Mesila Doda dhe Jozefina Topalli kanë debatuar dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me vendimin e opozitës për të bojkotuar punimet e seancës së Kuvendit, ku në rend dite ishte miratimi i Aktit Normativ për “Nëpunësin Civil”.

Doda, deputete e qarkut të Fierit ka kundërshtuar një vendim të tillë me argumentin se, opozita mungon në Kuvend në një kohë kur Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë dhe kjo falë reformave të PD-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara