Lëvizjet në polici, PD kallëzimin penal për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Saimir Tahiri

Postuar në 18 Tetor, 2013 15:55

Partia Demokratike ka depozituar sot në prokurori kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për moszbatim të ligjit “Për policinë e Shtetit”.

Kallëzimi penal i cili ka si objekt emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit u dorëzua sot nga dy deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani.

Sipas demokratëve kreu i ekzekutivit dhe dikasterit të rendit kanë shkelur ligjin në mënyrë flagrante duke konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me pasoja të rënda për funksionimin e shtetit ligjor, të funksionimit të Policisë së Shtetit.

“Është shkelur haptazi ligji për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe pikërisht neni 21 i Ligjit “Për Policinë e Shtetit”, i cili thekson se personi i cili do të emërohet në pozicionin e drejtorit të Policisë së Shtetit duhet së pari, të jetë i shkolluar në Akademinë e Policisë, të ketë shërbyer të paktën tre vjet me gardën si drejtues, të ketë një eksperiencë jo më pak se 16 vite punë si punonjës policie”,- ka deklaruar deputeti Arben Ristani në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria. Sipas Ristanit kjo vepër penale dënohet me heqje lirie deri në 7 vjet burg.

“Emërimi i drejtorit të Policisë së Shtetit u bë nga kryeministri, kurse 2 nëndrejtorët janë të ministrit dhe të dy kanë kryer paligjshmëri”, tha Ristani.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.