Harito: Administrata e “re” sipas meritokracisë

Postuar në 18 Tetor, 2013 09:00

Qeveria siguron se emërimet e reja në administratën shtetërore do të bazohen në një proces me rregulla shumë të forta, ndërsa përzgjedhjet do të varen vetëm nga merita e kandidatëve. Në një deklaratë për mediat, Ministrja për Inovacionin e Administratën Publike, Milena Harito theksoi se të gjithë personat e aftë do të kenë mundësi të provohen për tu bërë pjesë e administratës shtetërore. “Në këtë periudhë të veçantë kur ne duhet të provojmë përpara BE-së se administrata duhet të bazohet tek merita. Kemi nisur të funksionojmë sipas frymës së ligjit të ri dhe konsensusit, mbi faktin se merita duhet të përcaktojë punësimin në administratë. Konkurset kanë nisur. Kandidatët kanë nisur të lajmërohen nëpërmjet faqes zyrtare të institucioneve por edhe nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit”- deklaroi Harito. Ministrja Harito bëri të ditur se prej javës tjetër do të nisin konkurset për administratën tatimore, pasi siç tha ajo, rezulton që të gjithë punonjësit të jenë emëruar pa respektuar asnjë procedurë ligjore.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.