Kolegji mban në fuqi vendimin e KQZ-së: FRD nuk do garojë në Korçë

Fryma e Re Demokratike nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e ri të Bashkisë së Korçës që do të mbahen më 3 nëntor.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqip.
Kjo, pasi Kolegji Zgjedhor vendosi që të rrëzojë kërkesën ankimore të FRD-së, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 9 tetor, i cili vendosi për largimin nga gara për kreun e Bashkisë së Korçës të kandidates së FRD-së, Brikena Zeneli. Rrëzimi i kërkesës së FRD-së është komentuar në mbledhjen e pasdites së djeshme edhe nga kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi. “Pas këtij vendimi shpresojmë që FRD-ja të jetë më e sqaruar dhe të mos dalë dhe të mbushë mediat për vendimet e KQZ-së”, u shpreh Lleshi.
Tema
Add new comment