Dorëzohen makinetat e sekuestruara

Postuar në 18 Tetor, 2013 15:54

Në ish-repartin 100 në Mullet, punonjësit e policisë po dorëzojnë qindra makineta të sekuestruara gjatë operacionit në shkallë vendi për goditjen e aktivitetit të palicensuar të lojërave të fatit.

Ne diten e peste te operacionit "Fund Marrezise", policia po transferon mbi 1647 objekteve te tilla, që do të qëndrojnë nën sekuestro në rezervat e shtetit në Lunder dhe Mullet, ku dhe do të mbahen derisa Prokuroria të përfundojë hetimet për dy vepra të referuara, atë ushtrimit të palicensuar të lojërave të fatit dhe vënie në dispozicion te ambienteve te caktuara per kete aktivitet te paligjshem.

Për shkak se pika e bllokimit te Lundres eshte tejmbushur
Lojerat e fatit
Tahiri shkrin Krimin Ekonomik
Kumari, evazioni 110 mln $ në vit
Tiranë, tentativë grabitjeje në kazino
dhe nuk ka me ambiente per makinetat, kompjuterat e televizoret e pikave te lojërave te fatit, jane hapur edhe dyert e rezervave ne Mullet.

Pas shërbimeve të tejzgjatura, punonjësit e policisë po përdoren edhe për të shkarkuar makinetat, pasi atje nuk ka punëtorë për ta kryer këtë detyre.

Prokuroria e Pergjithshme deklaron jo zyrtarisht per Top Channel se policite e qarqeve kane filluar te referojne me ne fund materialet prane prokurorive ne rrethe. Konkretisht ne Tirane, paraprakisht, jane referuar deri ne oret e para te mengjesit 15 raste, në Durres 21 raste, në Elbasan 30 raste, ne Fier 21 raste,në Vlore 10 raste e Lezhe 10 raste.

Organi i akuzes deklaron se shifrat jane ne ndryshim e siper pasi vijojne te depozitohen ne te gjitha qarqet nga policia materialet per hetimet e metejshme. Policia e Shtetit nga ana e saj, nepermjet Zyres se Shtypit deklaron shifrat e meposhtme te operacionit: Te bllokuara 402 subjekte, të kontrolluara 1004 subjekte, proceduar penalisht 287 subjekte, të proceduar 285 shtetas, të sekuestruara 1477 makineri te lojërave te fatit dhe pajisje, si dhe 118 kompjutere e 400 monitore.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.