Arabia Saudite refuzon vendin në OKB

Postuar në 18 Tetor, 2013 16:04

UPDATE- Në një rast të paprecedentë Arabia Saudite ka refuzuar një vend, jo të përhershëm, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke e akuzuar OKB-në për standarde të dyfishta.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se OKB duhet të reformohet më parë. Ai tha se Këshilli i Sigurimit kishte dështuar në përmbushjen e detyrave ndaj çështjes së Sirisë, si dhe në konflikte të tjera botërore.

Ende nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga OKB-ja, por diplomatë atje, sipas BBC, kanë shprehur habi nga njoftimi i Riadit. Ministria e Jashtme ruse i quajti kritikat e Arabisë Saudite për Këshillin e Sigurimit në lidhje me veprimet e saj mbi Sirinë “veçanërisht të çuditshme”.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.