Bashkia u mbyll derën këshilltarëve të majtë

Postuar në 18 Tetor, 2013 16:00

Këshilltarët e majtë do të zhvillonin sot mbledhjen e Bashkisë së Tiranës, por ata nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e këtij institucioni. Mësohet se Bashkia e Tiranës u mbyll derën e sallës së mbledhjes së këshillit. Kreu i këshillit Aldrin Dalipi i kishte lajmëruar përfaqësuesit e majtë se mbledhja do të zhvillohej sot në orën 18:00. Të ndodhur para kësaj situate këshilltarët e majtë kanë vendosur të zhvillojnë mbledhjen në paradhomën e këshillit. Në fillim të mbledhjes, e cila drejtohej nga kreu i Këshillit Aldrin Dalipi, ai shprehu keqardhje për rrëmbimin e sallës nga Bashkia e Tiranës. Ai tha se mbledhja do të jetë në shërbim të interesit të qytetarëve dhe pritet që të miratohen edhe vendimet. Në mbledhje ishin të pranishëm 28 këshilltarët e majtë, ku u prezantua edhe rendi i ditës. Aldrin Dalipi gjithashtu kreu edhe betimin si kreu i ri i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Shumica e majtë bojkotoi punimet e një dite më parë të mbledhjes së thirrur nga të djathtët për të dytën herë radhazi.

Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja e Këshillit Bashkiak e thirrur nga nënkryetari Zamir Ndroqi nuk është zhvilluar, duke thirrur mbledhjen e radhës ditën e hënë, datë 21 tetor, ora 18:00 me të njëjtin rend dite.

“Këshilli Bashkiak i Tiranës ishte thirrur nga ana ime, në cilësinë e zëvendës-kryetarit të Këshillit, në mbledhje të rregullt të tij, datë 17.10.2013, ora 18.00. Në kushtet kur pjesa e këshilltarëve socialistë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk u paraqitën për mbledhje, vendosa të thërras mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ditën e hënë, datë 21 tetor, ora 18:00, me të njëjtin rend dite”, thekson z/k r y e t a ri , Zamir Ndroqi.

Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak, Niazi Kosovrasti deklaroi se pas deklarimit të jashtëligjshëm të mbledhjes së zhvilluar nga këshilltarët e majtë, ku pretendojnë se kanë zgjedhur kryetarin e ri dhe me synim përmirësimin e klimës së komunikimit dhe mbarëvajtjen e punëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka dhënë dorëheqjen.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.