Ministret, Nikolla dhe Gjosha seancë dëgjimore në komisionet parlamentare

Postuar në 14 Tetor, 2013 05:33

Komisionet parlamentare kanë nisur sot shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme  ndërsa sërish vihet re mungesa e deputetëve të opozitës.

Komisioni për Ekonominë ka nisur shqyrtimin e pr/ligjit “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”.

Në fjalën e tij, deputeti Erjon Braçe i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në komision pasi ekonomia është shumë e rëndësishme për vendin.

Ndërkohë, ministrja e integrimit Klajda Gjosha ka raportuar në Komisionin e Integrimit ku ka theksuar se axhenda kryesore është ajo e përmbushjes së 12 kritereve të kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka raportuar në komisionin e Edukimit për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin e arsimit parauniversitar dhe të vitit të ri akademik.

Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” si dhe pr.ligji “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”.

Ndërsa në Komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese po shqyrtohet projektligji “Për sigurinë në anije dhe në porte”.

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.