Bushati: Greqia të heqë ligjin e luftës

Shqiperia ka kërkuar që Greqia të heqë ligjin e luftës dhe të njohjen e të drejtave pronësore të mohuara në bazë të këtij ligji.
Kjo eshte bere e ditur sot gjate vizites se ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit grek, Evangelos Venizellos në Tiranë. Ai eshte takuar me homologun Ditmir Bushati. Venizellos shoqerohet ne kete vizite nga deputeti i PASOK Pirro Dhima.
Ne konferencen per shtyp te dy ministrave u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh. Bushati deklaroi se “ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili për në përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj ndikimi nacionalist. Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësisht do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”
Venizellos do vijoje takimet me presidentin Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai do takoje edhe kryetarin e PD dhe te PBDNJ, si dhe do te vizitoje gjithashtu edhe selinë e Kishës Ortodokse, ku do të takojë Kryepeshkopin Anastas.
Top Channel
Add new comment