Ftesa e Ramës për bisedime, Basha: Tërhiq më parë aktin normativ

Postuar në 12 Tetor, 2013 09:09

Pas orë pas apelit të kryeministrit Edi Rama drejtuar krerëve të partive politike opozitare, ka ardhur reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, Basha ka vendosur si kusht për uljen në tavolinë, tërheqjen e aktit normativ.

“Opozita, PD dhe unë si kryetar jemi dhe kemi qenë të hapur për dialog, bashkëpunim, dhe gjithëpërfshirje. Në këtë kuptim nuk ngurojmë të përgjigjemi pozitivisht për çdo takim. Ky është standardi i Lulzim Bashës, opozitës dhe PD-së. Në rastin në fjalë është e rëndësishme të kuptohet se çfarë kërkohet, kërkohet konsensus për të prishur konsensusin e arritur më herët, e papranueshme. Ka ndodhur një akt i rëndë dhe i paprecedentë, është arritur konsensusi dhe katër orë para se të hynte në fuqi ligji, është anuluar në mënyrën më arbitrare. Përgjigja e vetme e opozitës së unifikuar është: tërhiq aktin normativ dhe opozita është, ka qenë dhe do të jetë e gatshme të dialogojë për interesat e vendit”, tha Basha.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.