Votat për “Nëpunësin Civil”, qeveria shmang PD-në, negociata me Idrizin

Postuar në 12 Tetor, 2013 04:24

Qeveria ka nisur negociatat me partinë opozitare të drejtuar nga Shpëtim Idrizi për të bërë një shumicë votash që duhen për kalimin e Aktit Normativ në Kuvend. Pas bojkotit të opozitës në Kuvend gjatë miratimit të Aktit Normativ të qeverisë,i cili parashikon shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për “Nëpunësin Civil”, qeveria kërkon mbështetje nga PDIU-ja, e drejtuar nga një ish-deputet i PS-së. Negociatat me Idrizin janë zhvilluar sot nga Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi dhe ministria e Integrimit Klajda Gjosha. Mësohet se Celibashi ka kërkuar pjesëmarrjen në Kuvend të PDIU-së. Celibashi në profilin e tij në Facebook ka komentuar këtë takim: “Theksuam nevojën për gjithëpërfshirje dhe konsensus për këtë Akt themeltar për ndërtimin e një administrate publike të barazlarguar nga interesat politike dhe mbetemi optimistë për bashkëpunimin e faktorëve të opozitës në diskutimin e Aktit në Kuvend”.

Një ditë më parë Kuvendi e shtyu votimin për Aktin Normativ. Kryeministri Edi Rama tha se kërkonte konsensus nga opozita edhe pse mazhoranca e kishte forcën e kartonave. Në të, vërtetë në Kuvend nuk ishin të pranishëm 84 deputetët që i ka tashmë mazhoranca e re, një numër i domosdoshëm për hedhjen në votim dhe për miratimin e këtij akti.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.