Mblidhet Kuvendi, opozita vazhdon bojkotin

Postuar në 10 Tetor, 2013 05:05

Kuvendi sapo ka nisur punimet e seancës plenare të radhës me shqyrtimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Opozita ka bojkotuar këtë seancë në vazhdim të qëndrimit të saj protestues për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për Nëpunësin Civil nga ana e mazhorancës. Akti normativ i qeverisë për shtyrjen me 6 muaj të zbatimit të ligjit “Për nëpunësin civil” nuk do të diskutohet sot në seancë, megjithëse ka marrë miratimin në komisionet përkatëse. Ky akt normative kërkon 84 vota dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar më parë dhe konsensusin e opozitës.

Ndërkohë ka nisur diskutimi mbi një tjetër vendim të qeverisë së re, ai për ndalimin e importit të mbetjeve. Në nisje të seancës deputeti i PS-se, Erjon Brace kërkoi informacion nga ministri i Mjedisit, sesa leje ka dhënë qeveria e mëparshme për import të mbetjeve, sa leje janë dhënë dhe për cilat kompani.

Projektligji për importin e mbetjeve u miratua disa ditë më parë në komisionet parlamentare vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk ishte e pranishme.

Sipas këtij projektligji, miratuar nga kryeministri Rama në mbledhjen e parë të qeverisë, në 18 shtator, ndalohet importi i mbetjeve.

Pjesë e rendit të ditës është dhe p/ligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, p/ligji “Për sigurinë në tunelet rrugore” etj.

Po ashtu parlamenti pritet të votojë sot zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sokol Çomo, si dhe të pr/vendimit “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj”.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.