Arkiv-Lajme të përditësuara

Prokuroria, “bashkëpunëtor” në Ministrinë e Punës

Postuar në 07 Tetor, 2013 07:09

Lihen në burg dy ish-zyrtarë. Ish-vartësit e Kserës, kundër njëri-tjetrit

Sokol Çobo

Kleves Bitro & Spiro Ksera

Kryeministri Rama viziton QSUT-në

Postuar në 07 Tetor, 2013 07:08

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mjekët dhe personelin e QSUT-së, theksoi se “ky spital është shëmbëlltyra e rrënimit të vendit”. 

Largimi i Luan Duzhës te LSI, shkrihet Grupi i PR në Parlament

Postuar në 07 Tetor, 2013 03:18

Shkrihet zyrtarisht Grupi Parlamentar i Partisë Republikane, pas largimit të deputetit të Elbasanit, Luan Duzha. Republikanët e Fatmir Mediut kanë mbetur vetëm me 3 deputetë pas largimit të Luan Duzhës, i cili ditë më parë theksoi se do të jetë deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Tre deputetët e PR-së, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Ylli Shehu, duket se kanë mbetur në minorancë, pasi, edhe pse kishin në listën e tyre tre deputetë demokratë, ata nuk mund të formojnë një grup parlamentar, sepse sipas Rregullores kërkohen të paktën shtatë deputetë. 

Hysi: Administrata pa rroga, u boshatis arka e shtetit

Postuar në 07 Tetor, 2013 03:17

-Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, iu përgjigjet akuzave të opozitës për ligjin “Për nëpunësit civil”, por dhe lëvizjeve në administratën publike. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” Hysi pohon se akuzat e opozitës janë vetëm një alibi për të lënë në hije ata mijëra punonjës të administratës të pushuar nga puna në vitin 2005, kur PD erdhi në pushtet, në vitin 2009, por dhe pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit.

Projektligji për importin e mbetjeve shqyrtohet sot në komisione

Postuar në 07 Tetor, 2013 03:15

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe Komisioni i Integrimit do të shqyrtojnë sot projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar””.

Gjithashtu Komisioni I mjedisit do të shqyrtojë sot edhe projektligjin “Për  ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për shkëmbimin ajror.

Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve, do të shqyrtohet Projektligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.

Nis viti i ri akademik, 162 mijë studentë nëpër auditore

Postuar në 07 Tetor, 2013 03:14

Startoi sot viti i ri akademik. Universitetet në të gjithë vendin hapin dyert sot për të pritur rreth 162 mijë studentë. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla do të jetë e pranishme pranë Fakultetit të  Ekonomikut, ku do të japë dhe urimin për sezonin e ri shkollor të arsimit universitar.

Ish-anëtarët e KQZ-së në qeveri

Postuar në 07 Tetor, 2013 03:11

Emërimet e reja në administratën e lartë qeveritare të ish-anëtarëve të KQZ-së, Albana Shtylla, Denar Biba dhe Ilirjan Muho, janë komentuar nga Partia Demokratike si shpërblim i kryeministrit Rama për ata që bllokuan punën në KQZ. 

Sipas kësaj partie, ky është një tregues se sa të pavarur dhe apolitikë kanë qenë këtaanëtarë të KQZ-së.

Dade: Shërbimi diplomatik, nevojë për reformë të thellë

Postuar në 06 Tetor, 2013 13:55

Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend, Arta Dade, shprehet se Shërbimi Diplomatik ka nevojë për reformë urgjente, e cila duhet bërë në bashkëpunim edhe me opozitën.

I morën shtëpinë, vdes “rrugëve” 87-vjeçarja

Postuar në 06 Tetor, 2013 13:53

E moshuara Sofie Qëndro, e cila së bashku me nipin e saj, Llazin 67 vjeç jetonte prej 6 javësh në një stol në lulishten pranë Bashkisë së Durrësit, u nda nga jeta ditën e djeshme.

Mësohet 87-vjeçarja pati një përkeqësim të gjendjes shëndetësore dje pasdite dhe u dërgua në spital për mjekim të mëtejshëm. Fillimisht, mjekët thanë se gjendja e saj pati një përmirësim, por dje në mbrëmje, rreth orës 22:00, Qëndro u nda nga jeta në spitalin rajonal të Durrësit.

Çfarë është nisma e BB dhe ish kryeministrit Blair për Shqipërinë

Postuar në 06 Tetor, 2013 13:51

Banka Botërore njoftoi se ajo së bashku me ish kryeministrin britanik Tony Blair do të ofrojnë asistencën e tyre teknike në mbështetje të një nisme ku janë përfshirë gjashtë vende të botës Etiopia, Gana, Haiti, Malawi, Senegali dhe Shqipëria. Udhëheqësit e këtyre vendeve ranë dakort javën e shkuar në Nju Jork, gjatë një takimi me presidentin e Bankës Botërore dhe ish kryeministrin Blair, të bëhen pjesë e nismës e cila synon të japë njohuri mbi mënyrën se si qeveritë duhet t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet më të mira.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara