Projektligji për importin e mbetjeve shqyrtohet sot në komisione

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe Komisioni i Integrimit do të shqyrtojnë sot projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar””.
Gjithashtu Komisioni I mjedisit do të shqyrtojë sot edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për shkëmbimin ajror.
Ndërkohë në Komisionin e Ligjeve, do të shqyrtohet Projektligji “Për masat kundër financimit të terrorizmit”.
Deputetët e opozitës kanë munguar në mbledhjet e mëparshme të komisioneve parlamentare ndërsa nuk dihet nëse sot ata do të jenë të pranishëm në këto komisione.
DITA
Add new comment