Largimi i Luan Duzhës te LSI, shkrihet Grupi i PR në Parlament

Postuar në 07 Tetor, 2013 03:18

Shkrihet zyrtarisht Grupi Parlamentar i Partisë Republikane, pas largimit të deputetit të Elbasanit, Luan Duzha. Republikanët e Fatmir Mediut kanë mbetur vetëm me 3 deputetë pas largimit të Luan Duzhës, i cili ditë më parë theksoi se do të jetë deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Tre deputetët e PR-së, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Ylli Shehu, duket se kanë mbetur në minorancë, pasi, edhe pse kishin në listën e tyre tre deputetë demokratë, ata nuk mund të formojnë një grup parlamentar, sepse sipas Rregullores kërkohen të paktën shtatë deputetë. 

Në faqen zyrtare të Parlamentit, Grupi i PR-së nuk ekziston më dhe gjashtë deputetë e mbetur janë listuar në kategorinë e deputetëve që nuk bëjnë pjesë në grupe kuvendore ose, siç quhen ndryshe, deputetë të pavarur. Në këtë listë bie në sy fakti se edhe emri i deputetit të larguar nga PR-ja, Luan Duzha. Ky i fundit nuk është pranuar të regjistrohet zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por është listuar si deputet i pavarur. 

Sipas të dhënave të Parlamentit, janë në total 9 deputetë të pavarur, ndër të cilët, tre deputetë të PR-së, Fatmir Mediu, Agron Duka, Shehu, tre demokratët e dhënë ‘hua’ nga PD, Besnik Dusha, Bedri Hoxha dhe Gjovalin Kadeli. Po ashtu, kreu i PBDNJ- së Vangjel Dule, kreu i PDK-së Nard Ndoka dhe i fundit listohet ish- republikani Luan Duzha.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.