Arkiv-Lajme të përditësuara
Çfarë është nisma e BB dhe ish kryeministrit Blair për Shqipërinë
Banka Botërore njoftoi se ajo së bashku me ish kryeministrin britanik Tony Blair do të ofrojnë asistencën e tyre teknike në mbështetje të një nisme ku janë përfshirë gjashtë vende të botës Etiopia, Gana, Haiti, Malawi, Senegali dhe Shqipëria. Udhëheqësit e këtyre vendeve ranë dakort javën e shkuar në Nju Jork, gjatë një takimi me presidentin e Bankës Botërore dhe ish kryeministrin Blair, të bëhen pjesë e nismës e cila synon të japë njohuri mbi mënyrën se si qeveritë duhet t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet më të mira.
Jemen, tentohet rrëmbimi i ambasadores Holtkemper, vritet truproja i saj
Një punonjës i ambasadës gjermane në Jemen është qëlluar për vdekje, gjatë tentativës për të rrëmbyer ambasadoren Carola Mueller-Holtkemper. Lajmi është bërë e ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë sqaruar se sulmi ndodhi jashtë një supermarketi në kryeqytetin e distriktit Hadda, ku gjendet ambasada gjermane dhe disa ambasada të tjera të huaja.
Vlorë, sekuestrohet gomonia e drogës
Një gomone dhjetë metra e gjatë u sekuestrua të dielën në Rrethin e Vlorës, informoi Policia e Shtetit.
Operacioni i organizuar nga policia kufitare dhe “Delta Force” zgjati për disa orë, nga orët e para pas mesnate, deri në mëngjes.
Për t’i shpëtuar ndjekjes, drejtuesit e gomones u detyruan të braktisnin mjetin lundrues në grykëderdhjen e Vjosës dhe u larguan duke përfituar nga errësira.Policia ka nisur një kërkim për të arrestuar drejtuesit e gomones, e cila besohet që përdorej nga trafikantë të drogës për të dërguar sasi lëndësh narkotike në Itali.
Top Channel
PD: Rama shpërbleu militantë e tij partiakë në KQZ
TIRANE- Partia Dememkratike tha sot se Edi Rama me emërimin në poste të larta në administratë të ish-anëtarët e tij në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, shpërbleu guerrilasit militantë që i shërbyen atij për të minuar parimet e zgjedhjeve demokratike, konsensusit dhe të shtetit të së drejtës.
Basha: “Nënpunësi civil”, s’ka dialog me mazhorancën
Kryetari i Partisë demokratike, përgjatë përurimit të rrugës “Him Kolli” në Tiranë, ka akuzuar qeverinë e re, se po cënon rëndë demokracinë me ligjin e “nëpunësit civil”.
Në lidhje me deklaratat e një dite më parë të nënkryetarit të kuvendit, z. Ilir Meta, Basha tha se, deklaratat për dialog dhe bashkëpunim nuk kanë më asnjë kuptim, pasi mazhoranca ka prishur tashmë konsensusin unanim të 30 majit.
Dosja e prokurorisë për ministrinë e Kserës, abuzime me reklamat, pensionet e invalidëve dhe dietat
Disa media kanë zbardhur sot dosjen e prokurorisë për ministrinë e drejtuar nga Spiro Ksera, 2 zyrtarë të të cilës janë lënë nga Gjykata në arrest me burg dhe dy të tjerë janë në kërkim.
Sipas Top-channel dosja specifikon vjedhjen e 200 milionë lekëve të vjetra për reklama televizive, ndërsa gazeta Dita flet për abuzime në pensionet e invalidëve dhe për dietat, si dhe mobilimin e një apartamenti luksoz Brenda ministrisë.
Top-channel
Shkarkimet politike të qeverisë “Berisha” në administratën e shtetit
Administrata
Arkiva/ Gazeta “Shqip” risjell denoncimet e bëra gjatë viteve 2006-2007 për shkarkimet në administratë
Herion Mesi
Bulevardi i ri për Beratin
Me ndihmën e donatorëve të huaj në qytetin e Beratit u përurua nisja e punimeve të ndërtimit për bulevardin e ri të quajtur “Republika”. Një prej donatorëve kryesorë është Fondi Shqiptaro-Amerikan.
Zgjerohet abuzimi, 8 zyrtarë të Ministrisë nën akuzë
Zgjerohet abuzimi, 8 zyrtarë të Ministrisë nën akuzë
25
Flash, Kronike, Lajmi i Fundite Dielë, 6 Tetor, 2013 | 10:46 am
Kleves Bitro, ish-shef i kabinetit të Ministrisë së Punës
TIRANE- Katër zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punës janë pezulluar nga detyra me urdhër të Gjykatës së Tiranës, në lidhje me skandalin e abuzimit me fondet e tenderëve në këtë dikaster.
Reforma e ministrit ndryshon kupolën e Policisë së Shtetit
Kjo javë pritet të jetë edhe reformimi i Policisë së Shtetit. Kupola e kësaj drejtorie pritet të zëvendësohet me emra të tjerë të cilët janë emra të njohur në radhët e policisë, aktualë dhe të larguar, që pritet të marrin emërimin në rolin e drejtuesit të Policisë dhe të posteve numër dy në këtë drejtori.