PD: Rama shpërbleu militantë e tij partiakë në KQZ

TIRANE- Partia Dememkratike tha sot se Edi Rama me emërimin në poste të larta në administratë të ish-anëtarët e tij në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, shpërbleu guerrilasit militantë që i shërbyen atij për të minuar parimet e zgjedhjeve demokratike, konsensusit dhe të shtetit të së drejtës.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Oerd Bylykbashi theksoi se sot nuk ka më shqiptar që ta besojë farsën komiko-tragjike të pavarësisë dhe depolitizimit te KQZ-së, që luajtën në Prill 2013 këta militantë partiakë, sipas regjisë së Edi Ramës. Bylykbashi shtoi se , shpërblimi i tyre me poste kyçe tregon haptazi se gjithçka bënë këta individë, e bënë si marioneta politike të mazhorancës së sotme.
“Për këtë sjellje, këta anëtarë të KQZ-së meritonin ndëshkim sipas Kodit Zgjedhor. Por Edi Rama po i shpërblen për punën prej militanti të zellshëm politik. Ashtu siç dhanë dorëheqjen njëkohësisht, po njëkohësisht Denar Biba u emërua Kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, ndërsa Albana Shtylla u emërua Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit. Po kështu, Ilirjan Muho u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Hipotekave.”- tha Bylykbashi.
PANORAMA
Add new comment