Vlorë, sekuestrohet gomonia e drogës

Postuar në 06 Tetor, 2013 13:48

Një gomone dhjetë metra e gjatë u sekuestrua të dielën në Rrethin e Vlorës, informoi Policia e Shtetit.

Operacioni i organizuar nga policia kufitare dhe “Delta Force” zgjati për disa orë, nga orët e para pas mesnate, deri në mëngjes.

Për t’i shpëtuar ndjekjes, drejtuesit e gomones u detyruan të braktisnin mjetin lundrues në grykëderdhjen e Vjosës dhe u larguan duke përfituar nga errësira.Policia ka nisur një kërkim për të arrestuar drejtuesit e gomones, e cila besohet që përdorej nga trafikantë të drogës për të dërguar sasi lëndësh narkotike në Itali.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.