Zaganjori: Ndëshkim gjyqtarëve të korruptuar

Postuar në 07 Tetor, 2013 15:19

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tha sot se janë një pakicë gjyqtarësh të korruptuar të cilat duhet të zbulohen dhe të ndëshkohen.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke folur për korrupsionin si një nga problemet më madhore në sistemin e drejtësisë, Zaganjori tha se shumica e gjyqtarëve janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi, por ka një pakicë që e prish këtë raport, ata duhet të zbulohen dhe ndëshkohen.
Sipas tij, evidentimi i rasteve kërkon një vullnet të gjithanshëm dhe pastaj duhet të merren masa pa hezitim të të gjitha karaktereve, kundër gjyqtarëve që provohet se kanë dhënë vendime korruptive. Për të luftuar këtë fenomen, ai shtoi se, kërkohet një bashkëpunim efektiv mes gjithë mekanizmave, ndër ta edhe parlamenti, ekzekutivi apo edhe shoqëria civile.
Sa i përket numrit të madh të çështjeve që janë në pritje për zgjidhje në Gjykatën e Lartë, rreth 12 mijë, kreu i saj theksoi se “shqetësimi është i drejtë dhe ka një numër të madh çështjes që presin të gjykohen, janë rreth 12 mijë çështje. Në të ardhmen duhet të ndërhyrje për të perfeksionuar sistemin, në mënyrë që drejtësia të jepet me cilësi dhe efektivitet. Ndërhyrjet do të ndikojnë pozitivisht, të rritet cilësia, transparenca si dhe efektiviteti i Gjykatave”
“Tashmë kërkohet një operativitet më i madh i Gjykatës së Lartë, do të operohet me tre kolegje. civil, administrativ, dhe për çështjet penale. Rritet numri i gjyqtarëve, nga 17 në 19. Kuvendi duhet të fillojë procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve të ri. Nëse këto ndryshime do të bëhen efektive, do të përmirësohet puna në Gjykatën e Lartë.”- theksoi Zaganjori.
Zaganjori tha se vetëm duke forcuar pavarësinë dhe profesionalizmin, në Shqipëri mund të kthehet besimi tek gjyqtarët.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.