Sulmohet me armë makina e shoferit të deputetit Sadri Abazi

TIRANË – Sulmohet me armë makina “Benz Mercedez ML” ngjyrë e zezë në pronësi të shoferit të deputetit të PS-së, Sadri Abazi. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në mesnatë në rrugën “Babë Rexha”, në zonën ish-parkut të autobuzave.
Nga të dhënat e para mësohet se shoferi deputetit, i identifikuar me emrin Nazmi Kaca është rrahur. Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme që kanë nisur hetimet.
Shoferi i Abzait dyshohet se ka qenë edhe objektivi i atentatorëve. Burime nga policia e kryeqytetit, kanë bërë të ditur se, shoferi i Abazit fillimisht është rrahur nga atentatorët. Pas kësaj ndaj makinës “Benz” në pronësi të shoferit të deputetit, është qëlluar me armë.
Mësohet se, ngjarja nuk ka lidhje me deputetin socialist, por me punë personale të shoferit të tij.
Ndërkaq, deputeti i PS-së, Sadri Abazi në një prononcim për TV A1 Report thotë se, nuk ka dijeni për ngjarjen të cilën e ka mësuar nga media. “Si çdo mëngjes shoferi ka ardhur dhe më ka marrë me makinë dhe më ka sjellë në kryesinë e Kuvendit dhe lajmin po e marr vesh tani nga media”.
Vetë deputeti i PS-së ka një makinë të llojit, “BMW X5″ me të cilën lëviz.
shqiptarja.com
MAPO
Add new comment