Kushtuetuesja, Presidenti takon nesër krerët e grupeve parlamentare

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pritet që ditën e sotme të zhvillojë takime me krerët e grupeve parlamentare për konsultimet e nevojshme për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga Presidenca, Nishani do të takojë sot në orën 10:00 kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçin. Pas 45 minutash, Presidenti Nishani do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Palokën.
Në orën 12:30, pritet që të zhvillohet takimi me kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasilin, ndërsa një orë më pas, në orën 13:30 pritet takimi me kreun e grupit parlamentar të PDIU-së, Shpëtim Indrizin.
Gjithashtu, kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe një takim me Fatmir Mediun në orën 14:30, kreun e grupit parlamentar të Partisë Republikane. Këto takime bëhen për zgjedhjen së kreut të ri të Kushtetueses, pas përfundimit të mandatit të kryetarit Bashkim Dedjës.
Shekulli
Add new comment