Beqaj: Tarifa zero për gratë shtatëzëna dhe kancerin e gjirit

Postuar në 01 Tetor, 2013 09:03

Në ditën e parë të muajit për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka urdhëruar që tarifat për shërbimet mjekësore të ofruara për të sëmurët me sëmundje tumorale të bëhen zero. Përmes një njoftimi Beqaj thekson se , “po nga sot, kam urdhëruar edhe përjashtimin nga aplikimi i tarifave për shërbimet mjekësore të ofruara për gratë shtatzëna, një premtim i kahershëm i Partisë Socialiste, i bërë tashmë realitet me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.”Ai ka ftuar vajzat dhe gratë të diagnostikohen, me qëllim parandalimin e sëmundjes.

“Me qëllim rritjen e mundësive për parandalimin e kancerit të gjirit, ftoj vajzat dhe gratë e çdo moshe dhe profesioni të mos hezitojnë, por të bëjnë të gjitha ekzaminimet e mundshme të vetëkontrollit për diagnostikimin dhe kurimin e hershëm, të cilat mund të shpëtojnë jetë”.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.