Meta me ambasadorin holandez: Do të nxitim investimet

Postuar në 30 Shtator, 2013 15:49

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti ambasadorin e Holandës, Martin De La Beij.

Meta shprehu angazhimin e tij për të intensifikuar shkëmbimet parlamentare mes dy vendeve.

Ndërsa, ambasadori De La Beij e siguroi Metën për gatishmërinë e vendit të tij për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në nivel parlamentar. Ai tha se do të punohet në drejtim të inkurajimit të vëmendjes parlamentare holandeze në drejtim të Shqipërisë.

Duke biseduar mbi zhvillimet politike në vend, kryetari i Kuvendit Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis forcave të ndryshme parlamentare në interes të integrimit evropian të Shqipërisë dhe konsolidimit të institucionit të Kuvendit.

Në përfundim Meta shtoi se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit rajonal në nivel parlamentar, pasi forcimi i stabilitetit të rajonit dhe i perspektivës evropiane të tij mbetet prioritet kryesor.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.