Shkodër, rikthehet frika e përmbytjeve

Në këto ditë me reshje e gjithë Nënshkodra po mban sytë nga Drini. Komuna Ana e Malit që ndodhet buzë lumit është një nga zonat e cila përmbytet e para dhe është zona e fundit nga ku largohet uji.
Kryetari i kësaj komune, Xhevat Mollca, në lidhje me masat antipërmbytje shprehet se qeveria që iku nuk realizoi asnjë premtim dhe se vendimtare për ta mbrojtur Nënshkodrën nga përmbytja është mënyra se si do menaxhohen prurjet në diga.
Një vit më parë Nënshkodra u përfshi nga një përmbytje masive ku me mijëra ha tokë me të mbjella u shkatërruan dhe dëmet e një viti më parë asnjëherë nuk u verifikuan.
Prej tre vitesh Nënshkodra është përmbytur në mënyrë sistematike dhe frika se dhe këtë vit do të ndodhë e njëjta histori është kthyer në një makth për banorët e këtyre anëve.
Top Channel
Add new comment