Arkiv-Lajme të përditësuara

Qeveria italiane në krizë, japin dorëheqjen ministrat e partisë së Berluskonit

Postuar në 28 Shtator, 2013 12:47

Qeveria italiane ka hyrë në një krizë që rrezikon shpërbërjen e saj pas dorëheqjes së ministrave të PDL. Ky vendim ka ardhur pas thirrjes që lideri i PDL, Berluskoni u ka bërë ministrave të tij që të “mos bëhen palë me qeverinë në rritjen e TVSH-së”, çka ka çuar në largimin e tyre nga ekzekutivi italian.

Konfirmimi për largimin e ministrave është bërë edhe nga zëvendëskryeministri Alfano.

Kjo çarje në qeverinë italianë do të thotë edhe shpërbërjen e saj në një moment kur vendi kishte më shumë nevojë se kurrë për unitet për të dalë nga kriza ekonomike.

 

 

Rama, fjalim në OKB

Postuar në 28 Shtator, 2013 12:46

Fjalën e parë të mbajtur përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama e ka nisur pikërisht me sfidën dhe angazhimin që i ka vënë vetes për të drejtuar Shqipërinë në një moment tejet të rëndësishëm: rrugëtimi drejt bashkimit me Europën. 

Duke nënvizuar se Shqipëria është vërtet një vend i vogël, por me një histori të gjatë dhe një potencial të madh, Edi Rama deklaroi se: 

Ndërtimet pa leje, INU: Kallëzim për 5 shtetas

Postuar në 28 Shtator, 2013 05:05

TIRANE- Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i kryeqytetit ka depozituar 5 kallëzime penale për ndërtimet pa leje në Prokurorinë e Tiranës.

Kallëzimi është bërë pasi shtetasit e paditur kanë vijuar punimet edhe pas pezullimit të bërë nga InspektoriatiNdërtimor Urbanistikë. 

Inspektoriati Ndërtimor po vijon çdo ditë aksionin e saj për të prishur çdo ndërtim pa leje në territorin e Bashkisë së Tiranës.

Frika nga “çimkat” e përgjimeve, fushatë pastrimi në Kryeministri

Postuar në 28 Shtator, 2013 05:02

Frika nga përgjimet e paligjshme nga ish-qeveria Berisha ka bërë që të ndërmerret një fushata kontrolli imtësor në çdo cep dhe objekt të Kryeministrisë.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqiptarja.com”, një nga funksionarët e shtetit, i cili nuk dëshiron të bëhet publik, ka pohuar se po kontrollohet çdo gjë me detaje në godinën e Kryeministrisë.

“Kemi thirrur ekspertë për të kryer një kontroll, por sigurisht që kjo nuk mjafton. Për më tepër që nuk mund të kemi ende besim në të gjitha strukturat e shtetit”, - është shprehur funksionari.

Më në fund Greqia reagon, arrestohet kreu i partisë “Agimi i të Artë”

Postuar në 28 Shtator, 2013 05:01

Arrestohet kryetari i partisë neonaziaste “Agimi i Artë”, Nikos Mihaloliakos si dhe deputeti neoazist Ilias Kasidiaris, me akuzën e krijimit të organizatës kriminale, pjesë e një goditjeje të paprecedent mbi një parti politike.

Reformë për gradat politike dhe penalizim përgjegjësve

Postuar në 28 Shtator, 2013 04:59

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Sugjerimi - Kushdo që para hyrjes në fuqi të ligjit të policisë dhe këtij vendimi ka pasur funksione të pambështetura në gradë, tregon që këtë funksion e ka në kundërshtim me aktet normative në fuqi

Ambasada e SHBA: Rrezik bombash në parkingje

Postuar në 28 Shtator, 2013 04:58

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të SHBA-së në Tiranë duket se i konsideron rastet e shpërthimit të makinave në Shqipëri gjatë muajve të fundit si epidemike, aq sa ka paralajmëruar qytetarët dhe punonjësit e vet “të jenë të kujdesshëm” kur zgjedhin vendin ku parkojnë makinat e veta. 

Gjatë muajve të fundit, shumë makina kanë shpërthyer në Shqipëri si pasojë e bombave të vëna për to.

Qeveria strehon 37 familje rome në Shishtufinë

Postuar në 27 Shtator, 2013 15:40

TIRANE- Qeveria shqiptare ka vendosur sot strehimin e 37 familjeve rome në ish Repartin Ushtarak 1005  në Shishtufinë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, drejtuar nga zëvendëskryeministri, Niko Peleshi është vendosur;  “Kalimi në administrim i ish Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në Shishtufinë nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky vendim bëhet me qëllim akomodimin e 37 familjeve rome që jetojnë pranë ish Ndërmarrjes së Dekorit.”

Ja vendimet e qeverisë nën drejtimin e Peleshit: Anulohet vendimi i qeverisë "Berisha"

Postuar në 27 Shtator, 2013 15:40

Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit, Niko Peleshi qeveria ka marrë disa vendimet që kanë të bëjmë me strehimin e disa familjeve rome si dhe anulimin e vendimit të qeverisë “Berisha” për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq”.

Gjithashtu është miratuar lirimi nga detyra e Kreuza Lekës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe emërimin në këtë detyrë të Adelina Grecës.

‘Nëpunësi civil’, Basha takon ambasadorët e BE-së: Rama po minon konsensusin

Postuar në 27 Shtator, 2013 15:39

Partia Demokratike është ankuar tek ambasadorët e BE-së në Tiranë për shkarkimet në administratë që sipas tyre po cënojnë konsensusin e arritur dy muaj më parë me të majtën. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha për mediat pas këtij takimi se  “nuk ka asnjë mirëkuptim mbi shtyrjen që po i bëhet ligjit për ‘Nëpunësin civil’. Përgjegjësia do të jetë vetëm e kryeministrit”. Basha theksoi se i ka shprehur ambasadorëve shqetësimin për shkelmimin që po i bëhet konsensusit të arritur për 3 ligjet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara