Arkiv-Lajme të përditësuara
Kuvend, Vangjel Dule nënkryetar i parlamentit me 104 vota pro, miratohen komisionet
Kuvendi ka miratuar sot përbërjen e komisioneve parlamentare, ndërkohë që me 104 vota pro, kreu i PDBNJ-së Vangjel Dule, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Kuvendi vendosi të heqë nga rendi i ditës pikat për lirimin nga detyra të ish anëtarëve të KQZ-së, pasi nuk ka gjetur konsensusin e opozitës.
Anulohen HEC-et e gushtit
Qeveria ka zyrtarizuar anulimet e para të koncesioneve, të dhëna në periudhën e tranzicionit politik.
Top Channel ka mësuar se ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri, përmes një urdhëri ka vendosur të anulojë 6 leje koncesionare për ndertimin e 8 hidrocentraleve të dhëna nga Qeveria paraardhëse e demokratëve në minutat e fundit nga 22 gushti në 9 shtator.
Parlamenti sot miraton strukturat organizative
Parlamenti do të miratojë në seancën e sotshme përbërjen e organeve drejtuese, siç janë komisionet parlamentare, sekretariatet, Byronë e Kuvendit dhe delegacionet parlamentare. Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar axhendën për seancën e sotshme, në të cilën janë parashikuar 11 vendime që do të votohen në seancë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Rrisni moshën për pension
Dështimi i skemës së pensioneve është rikthyer në vëmendjen e qeverisë nga përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore. Ekspertët ndërkombëtarë kanë dy rekomandime për skemën e pensioneve në Shqipëri, e cila është drejt falimentimit. Rritja e moshës së daljes në pension ose rritja e masës së kontributit, mbeten dy alternativat për të shpëtuar skemën nga dështimi. Aktualisht raporti kontribuues përfitues në skemë është një me një, ndërkohë që për mirëfunksionimin e saj duhet të jetë të paktën 1 përfitues me 2.5 kontribuues.
Erjon Braçe: E vërteta për ‘alarmin berishist” për fshesën në administratë
Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar në faqen e tij në Facebook “alarmin berishist” për fshesën në administratë. Braçe shkruan ndër të tjera: “Për kë e ka PD dhe Sali Berisha, për drejtorin e doganave dhe drejtorët në degë, të gjithë në detyrë? Duhet të jepte dhe të jepnin dorëheqjen; nuk e bënë.Ndërkohë plani i realizimit të të ardhurave jo vetëm që nuk është realizuar, po për shtatorin është diku në vetëm 58%!! Këta jo vetëm duhen shkarkuar por dhe hetuar për çdo qindarkë që mungon!!
Lëvizjet e reja, Kodheli emëron Xhevdet Zenelin në vend të Zylës
Projektohen ndryshimet në kreun e FA. Gjeneral Zaimaj kandidat potencial
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Basha: Tentativë për zëvendësimin e administratës me militantë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor deklaroi se aktet e qeverisë së re shënjestrojnë arritjet shumëvjeçare të shtetit.
"Ligji për Shërbimin Civil është një prej tre ligjeve që opozita e dikurshme nuk i votonte. Shqipëria do të ketë nevojë për konsensusin ndërpartiak dhe ligji për Shërbimin Civil është përgjigjja më e mirë për të ecur përpara", u shpreh Basha.
Sipas tij, shtyrja e hyrjes në fuqi e këtij ligji bëhet me qëllim zëvendësimin e administratës me militantë.
Procedohen 26 vetë për ndërtimet pa leje. Në hetim edhe 12 zyrtarë
TIRANE- Policia e Shtetit ne kuader te aksionit per evidentimin e ndërtimeve abuzive, bllokimin e tyre dhe procedimin e personave të cilët duke abuzuar me ligjin i ndërtojnë ato njofton procedimin e 12 punonjesve te agjencive ligjzbatuese .
Sipas policise, keta persona kane qene me detyrë funksionale per monitorimin, evidentimin e marrjen e masave ligjore në rastet e ndërtimeve abuzive.
Dy njohje për Kosovën brenda një dite
Granada dhe Libia njohën dje zyrtarisht shtetin më të ri në Europë, Kosovën. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Nju Jork.
Ai zhvilloi, fillimisht një takim me ministrin e Jashtëm të Grenadës, Nickolas Steele, i cili konfirmoi se vendi që ai përfaqëson e ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës. Steele shprehu kënaqësinë që Grenada u bë vendi i 102-të që e njeh shtetin më të ri në Europë.
Mediu e shikon si demagogji anulimin e importit të mbetjeve
Ish- Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, thotë në një intervistë për ABC News se vendimi i qeverisë për ndalimin e importit të plehrave është një demagogji.
Mediu thotë se qeveria goditi një ligj të standardeve evropiane.
“Qeveria mund të thoshte që unë e ndaloj importin e plehrave për të krijuar kushte për trajtimin deri në eliminimin përfundimtar të mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri,” thotë Mediu, duke shtuar se kjo vendimmarrje është kundër strategjisë së Bashkimit Europian, që thekson se Europa nuk duhet të ketë landfille deri në vitin 2020.
