Arkiv-Lajme të përditësuara
‘Nëpunësi civil’, Basha takon ambasadorët e BE-së: Rama po minon konsensusin
Partia Demokratike është ankuar tek ambasadorët e BE-së në Tiranë për shkarkimet në administratë që sipas tyre po cënojnë konsensusin e arritur dy muaj më parë me të majtën. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha për mediat pas këtij takimi se “nuk ka asnjë mirëkuptim mbi shtyrjen që po i bëhet ligjit për ‘Nëpunësin civil’. Përgjegjësia do të jetë vetëm e kryeministrit”. Basha theksoi se i ka shprehur ambasadorëve shqetësimin për shkelmimin që po i bëhet konsensusit të arritur për 3 ligjet.
Arvizu: 23 qershori, pikë kthese, ky është shansi i fundit i mirë për Shqipërinë
Intervista
Ambasadori i SHBA në Top Story: E gjeta vendin të dëshpërim, po e lë me shpresë
Sokol Balla
FMN-Cani: Financat në gjendje të rëndë
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria e mëparshme e ka lënë Shqipërinë në një gjendje kritike financiare, shumë më të rëndë ajo që tregojnë shifrat zyrtare.
“E vetmja zgjidhje që na la kjo qeveri është thyerja e kufirit të defiçitit të borxhit publik, meqë paratë janë harxhuar ndjeshëm në 8 muajt e parë të vitit. Nevojiten jo më pak se 24 miliardë lekë borxh shtesë në 2013, ndaj borxhi publik i pritshëm nuk do të jetë 64% saç ishte zotimi i qeverisë së mëparshme, por diçka mbi 67%”, deklaroi Cani.
Dajti kërkon gjykim të shkurtuar. Gjykata s’e pranon
TIRANE- Dritan Dajti, akuzuar per vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009 ka kerkuar gjykim te shkurtuar dhe pavlefshmeri te akteve ligjore, por Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë i ka rrezuar kerkesat e tij.
Ne seancen e sotme, zhvilluar ne ngarkim te tij, Dajti, ka akuzuar Gjykatën se po shtyn në pafundësi gjyqin ndaj tij dhe është larguar nga salla.
Nderkohe, sipas trupi gjykues, faji për shtyrjen e gjyqit bie mbi Dajtin, që nuk pranon avokatë mbrojtës.
Rama-Nuland: Mbështetje për promovimin e demokracisë
Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ku u diskutua mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nuland, e shoqëruar në takim dhe nga Filip Reeker Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, uroi Ramën për fitoren e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe suksese në detyrën e re.
Topalli sulmon sërish Arvizun: E hoqi Klinton si njeri i vockël
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk i ka rezistuar dot tundimit për të replikuar me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, pas komentit të tij të brëmshëm në Top Story se “sulmet e Jozefina Topallit ndaj tij janë të papranueshme, madje edhe për standardin e vetë Topallit”. Ajo ka postuar një foto të saj me ish- Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton dhe e quan sërish Arvizunë njeri të vogël. Madje ajo aludon se ambasadorin e hoqi ish- Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.
Cani: Situata financiare është kritike, borxhi në 67 – 71 për qind të PBB-së
Ministri i Financave Shkëlqin Cani foli sot për atë që e quajti “situatë kritike financiare” të buxhetit të shtetit. Ai tha se borxhi publik po rritet me shpejtësi ndërsa të ardhurat e buxhetit janë të dobëta. “Gjendja është e rëndë por jo e pashpresë,” tha Cani.
Shkrihet Garda e Republikës
Pas 85 vitesh ekzistencë, Garda e Republikës do të shkrihet dhe Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të Rëndësisë së Vecantë, do të kalojë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Reforma e thelle që ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka nderrmare ndaj Gardes pritet te perfundoje brenda 100 ditesh.
Mediat ruse: Takim Lavrov-Rama në Nju Jork. Biznesi rus i interesuar për investime në Shqipëri
“Biznesi i Rusisë ka treguar interes për projektet ekonomike në Shqipëri”. Deklarata eshte bere nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë vonë, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.
“Lavrov ka theksuar interesimin e biznesit të Rusisë për një numër të projekteve ekonomike në Shqipëri”, thuhet në një raport të Ministrisë së jashtme ruse, informon agjencia Itar-Tass.
Pritet zëvendësimi për Çaushajn, ja emrat kandidatë
Policia e Tiranës në vazhdën e ndryshimeve të punonjësve pritet të zëvendësojë edhe drejtorin aktual Bernard Çaushaj.
Tre emrat kandidatë vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku dy prej tyre kanë qenë drejtorë policie më parë, ndërsa i treti ka qenë pjesë e strukturave të krimit të organizuar.
Emrat e përfolur deri më tani janë: Ardian Cipa, Altin Qato dhe Sokol Bizhga, por ende nuk është bërë asgjë zyrtare.