Topalli sulmon sërish Arvizun: E hoqi Klinton si njeri i vockël

Postuar në 27 Shtator, 2013 10:04

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nuk i ka rezistuar dot tundimit për të replikuar me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, pas komentit të tij të brëmshëm në Top Story se “sulmet e Jozefina Topallit ndaj tij janë të papranueshme, madje edhe për standardin e vetë Topallit”.  Ajo ka postuar një foto të saj me ish- Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton dhe e quan sërish Arvizunë njeri të vogël. Madje ajo aludon se ambasadorin e hoqi ish- Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.

“Ende nën mbresat e pashlyeshme të emocioneve nga takimi frymëzues me një grua, shtetare e vizionare!! Ajo kuptoi që një shtet i madh nuk mund të përfaqësohet (qoftë dhe në një vend të vogël) nga një njeri i vockël!!”

 

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.