Protesta kundër Agimit të Artë në Greqi

Postuar në 27 Shtator, 2013 02:59

Një protestë masive anti-fashiste e mijëra qytetarëve grekë në Athinë, degjeneroi në përleshje mes tyre dhe policisë, në mjediset para selisë së Agimit të Artë. Autoritetet u detyruan të përdorin gaz lotsjellës ndaj tubuesve, të cilët qëllonin me bomba molotov dhe gurë. Ata i vunë zjarrin disa makinave dhe thyen xhamat e dritareve të zyrave të partisë së ekstremit të djathtë. Megjithatë, nga incidentet nuk janë shënuar viktima.

Marshimi kundër akteve të dhunës së forcës politike neonaziste, nisi paqësisht pasditën e së mërkurës. Por në mbrëmje, dhjetëra demonstrues sulmuan zyrat e Agimit të Artë.

Protesta e një dite më parë ishte më e madhja dhe erdhi si reagim ndaj vrasjes nga ana e anëtarëve të Agimit të Artë, të një këngëtari që mbështeste të majtën. Tubuesit kanë kërkuar që aktivitetet e kësaj partie të ndalohen me ligj. Megjithatë, ligji grek nuk lejon ngrirjen e kësaj force politike. Në përgjigjje ndaj akteve të vazhdueshme të dhunës nga pjesëtarët e kësaj force politike, autoritetet kanë dërguar një kërkesë për gjykim nga ana e Gjykatës së Lartë.

Agimi i Artë, partia që fitoi një mbështetje të madhe në zgjedhjet e një viti më parë në Greqi, duke u futur edhe në Parlament, tashmë e ka humbur ndjeshëm popullaritetin.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.